• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Balena Blu” në Shqipëri. Dëshmitë e frikshme të fëmijëve: Shoku im çau dorën…(Video)

10/06/2017
“Balena Blu” në Shqipëri. Dëshmitë e frikshme të fëmijëve: Shoku im çau dorën…(Video)

“Balena Blu” quhet loja e frikshme që ka marrë jetën e dhjetëra fëmijëve në botë e që me sa duket ka mbërritur edhe në Shqipëri. Edhe pse autoritetet nuk e pohojnë këtë, janë vetë fëmijët që thonë se e luajnë lojën dhe dinë shumë detaje rreth saj.

“Mua më kanë marrë në telefon dhe më kanë pyetur a dëshiron ta luash Balenën Blu? Por unë e dija që ishte e rrezikshme dhe iu përgjigja: Jo. Pastaj mora kartën dhe e theva”,- tha një fëmijë.

“Njoh dy veta në klasën time që e luajnë. Është një lojë interesante thonë se ka të bëjë me jetën tonë dhe nëse bie nga lartësia nuk të gjen gjë”,- tha një vajzë.

“Një djalë i klasës time ka çarë dorën, por tani ka fikur celularin se e ka kapur vëllai dhe ia ka ndaluar vëllai”,- tha një tjetër.

“Luajnë dy shokët e mi, njëri është në nivelin 31 dhe tjetri në të 35-n. I detyrojnë të zgjohen në mes të natës, folin me vete, janë si lojëra të çmendura”,- tha një tjetër.

Këto janë pohimet e disa fëmijëve dhe adoleshentëve shqiptarë, të cilët jo vetëm e njohin lojën e “Balenës Blu” por edhe kanë rrezikuar të bien në kurthin e saj. Fëmijët pohuan për News 24 dhe BalkanWeb fakte tronditëse, dëshmi nga të cilat na rezulton se kjo lojë është më popullore sesa mendohet.

Pavarësisht se fëmijët pohojnë se po luajnë me këtë lojë, policia nuk ka marrë denoncime konkrete. “Deri në këto momente nuk kemi denoncime konkrete për këtë lojë”,- tha Artan Dashi, shef i krimit kibnerbetik në Tiranë.

Loja online e quajtur “Balena Blu” që sipas të dhënave nga mediat ndërkombëtare, mund të ketë vrarë mbi 140 fëmijë dhe adoleshentë vetëm në Rusi, mesa duket përbën rrezik potencial edhe për fëmijët shqiptarë, pasi ka mbërritur prej kohësh në rrjetet sociale të adoleshentëve më së shumti në Messengerin e Facebook-ut. Për këtë janë sërish fëmijët që sqarojnë sesi kontaktohen nga drejtuesit e lojës.

“Më kishte çuar ftesë por kur thashë s’më intereson më bënë block”,- tha njëri prej tyre.

“Fillimisht duan foton tënde, pastaj të shtëpisë dhe sfida e tretë ka të bëjë me një video ku ti gjuan veten me shpulla”,- u shpreh një tjetër nxënës i shkollës 9-vjeçare.

Torturat e njëpasnjëshme nga kërkesat e një të panjohuri nisin përmes një presioni psikologjik dhe fëmijët krijojnë varësi nga një njeri i panjohur përtej kompjuterit. Fëmijëve iu kërkohen sfida të vështira dhe të dhimbshme, si p.sh të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot horror që të dërgon personi anonim dhe sfida të tjera të dhimbshme që i jepen fëmijës për 50 ditë, deri në sfidën e fundit: Të hidhen nga tarraca e një pallati të lartë për tu shpallur fitues i sfidës.

Personi që e krijoi këtë lojë, një 21- vjeçar rus, pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”. Philip Budeikin ndodhet aktualisht në burg pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes të paktën 16 vajza të reja në Rusi./News 24

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga fama te rruga: Tylor Chase refuzon ndihmën dhe jeton në kushte ekstreme

Nga fama te rruga: Tylor Chase refuzon ndihmën dhe jeton në kushte ekstreme

25/12/2025
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al