• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fitorja e Albin Kurtit dhe basti i Edi Ramës

15/02/2021
Që ta mbyll me Francën, legenin e vogël dhe karafilët e vendit

Nga Dritan Hila

Mes popullit opozitar të Edi Ramës, ka një pritshmëri për një mrekulli, e cila lidhet me pafuqinë e opozitës shqiptare të kryesuar nga Lulzim Basha. Një numër i konsiderueshëm prej tyre, duke parë se dueti Basha-Kryemadhi nuk ofron asgjë të re më shumë sesa riciklimi i Berishës (dhe kjo ndjesi është e përhapur gjerësisht), kanë filluar të plazmojnë bindjen se nëse edhe këtë radhë humbet opozita, atëherë Vetëvendosja ka një të ardhme në Shqipëri.

Të kuptohemi, asnjë prej tyre nuk shpreson tek ata që përfaqësojnë këtë parti në formën e një OJF-je në Shqipëri, por në një formë tjetër. Sesi do jetë kjo formë, as ata vetë nuk dinë ta shpjegojnë, por ashtu sikurse njerëzit e dëshpëruar, edhe ata presin formën e një Mesie apo zgjidhjeje hyjnore-tokësore.

Dhe nuk kanë faj. Pas tetë vjetësh në pushtet, Rama është i konsumuar, por akoma më shumë kundërshtarët e tij. Basha nuk u ngrit më lart se një biznesmen partiak. Kryemadhi nuk ka nuhatje politike dhe mendon se me sjellje të çekuilibruara me Tit Vasilin në krah që duket sikur e ka nxjerrë nga personazhet e Dostojevskit, mund të përmbysë ekuilibrat.

Shoqëria civile ose ka qëlluar me probleme mendore si në rastin e “Aleancës për Teatrin”, ose e pafuqishme si në rastin e “Thurjes”. Murrizi, Patozi, Topalli, janë ende herët në ciklin e tyre për të sjellë ndryshimin dhe vonë për të përfaqësuar të renë. Ndërsa Berisha dhe Meta e ndiejnë peshën e 30 viteve politikë dhe më shumë mbahen në lojë nga Rama si gogol, sesa përbëjnë kërcënim për të.

Dhe në këto kushte, sfida e Ramës është shfaqja e një Albini shqiptar.

Deri më sot ia ka dalë t’i shmangë me sukses. Më seriozi prej tyre, Ben Blushi, u asgjësua që në fillim. Tani fusha është e shkretë. Të paktën në dy muajt që vijnë nuk duket ndonjë kërcënim. Por kërcënimi mbetet gjithmonë në potencë. Kur dëshpërimi i turmës arrin përmasa kritike, ajo i drejtohet profetëve të rrugës, dhe këta jo rrallëherë janë të rremë.

Në të ardhmen e afërt Rama nuk ka pse i frikësohet ndonjë rivali serioz. Por nëse ka një pikë ku Rama është vulnerabël, është kundërshtari ideologjik. Kundërshtarët e pushtetin ai di si ti shmangë: i blen ose i bën qesharakë. Por ata ideologjikë e paralizojnë. Fantazia e tij shteron para tyre. Ata janë të vetmit që e trembin. Dhe ky është modeli i Albinit.

Por derisa kufijtë janë të mbyllur, Albini nuk ka çfarë i bën. Aq më pak Albini mund të replikohet në Shqipëri duke lidhur aleanca me Berishën apo Metën. Por kujdes, pasi rruga ruan gjithmonë surpriza. Dhe kundërshtarët reale dhe ata revolucionarë lindin në rrugë dhe jo në laboratorët e pushtetit. Albini është një shembull.(Dritare.net)

Related Posts

Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

111 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen!

19/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

E rëndë/ Foshnja transportohet drejt Traumës, dyshohet se ka dëmtuar dorën me grirëse mishi

19/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al