• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shtohet rreziku në Shqipëri, varianti britanik i Covid mbërrin edhe në Mal të Zi

18/02/2021
Shtohet rreziku në Shqipëri, varianti britanik i Covid mbërrin edhe në Mal të Zi

Në Mal të Zi konfirmohet varianti anglez i koronavirusit.

Instituti për Shëndetin publik në Mal të Zi mori konfirmimin nga laboratori gjerman i klinikës Charite në Berlin, se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i Covid – 19. Pasi kemi të bëjmë me virus, i cili ka një përhapje shumë të lartë, sipas ekspertëve, gjatë ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me ketë virus. Mali i Zi, aktualisht renditet i pari në rajon me 1.376 të infektuar me koronavirus për 100.000 banorë. Për shkak të situatës tejet të rëndë epidemiologjike dhe numrit të shtuar të të sëmurëve dhe viktimave, pas mbylljes së Budvës dhe Tivatit, me urdhër të institucioneve përkatëse u mbyllën të gjitha objektet e hotelisë në Nikshiq, Cetinjë, Podgoricë, Herceg Novi, Ulqin dhe Kotorr.

Shpresa tek vaksinat

Ndërkohë që situata është tejet alarmante e tërë vëmendja është e përqëndruar tek vaksinat. Të mërkurën (17.02) në Mal të Zi mbërriti kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë dhuratë nga Serbia. Në aeroportin e Podgoricës Kryeministri Zdravko Krivokapiq priti homologen e tij serbe Ana Brnabiq, të cilën e falenderoi dhe i tha, që ”ky donacion është dëshmi e respektit të madh. Ky veprim do të jetë një fillim i ri në zhvillimin e marrëdhënieve misi dy vendeve që në një periudhë të caktuar kohore kishin shënuar ngecje”, është shprehur Krivokapiq.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq është shprehur, se Serbia do t’i dhurojë Malit të Zi edhe vaksina të tjera. Sipas saj donacioni për mbi 4.000 dozash është i mjaftueshëm për fillimin e vaksinimit. Ajo solli mesazhin e presidentit të Serbisë Alaksandar Vuçiq, që”me këtë gjest hapim një kapitull të ri të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Malit të Zi”. Zëvendëskryeministri i Malit të Dritan Abazoviq, i cili ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në bisedime me Serbinë për këtë donacion, i shprehu mirënjohje qeverisë së Serbisë për – siç tha ai – “këtë gjest njerëzor”.

Kontigjenti i sapo mbërritur i vaksinave do të jetë në shërbim të personelit mjekësor si edhe strehimoreve të kujdestarisë për të moshuarit. Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boronoviq Bojoviq ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe atë gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech. Mali i Zi është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19./DW/

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al