• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Fushata në Gjirokastër, si po e çon Tritan Shehu PD-në drejt një humbje tjetër

19/02/2021
Fushata në Gjirokastër, si po e çon Tritan Shehu PD-në drejt një humbje tjetër

Pasi Lulzim Basha e caktoi sërish drejtues politik të Partisë Demokratike në Gjirokastër, Tritan Shehu ka nisur intensivisht fushatën elektorale në Gjirokastër dhe është gjëja më normale që bën. Edhe pse ne i qëndrojmë asaj që kemi thënë prej fillimit se ai s’mund të udhëheqë dot PD-në drejt një rezultati më të mirë se dy palë zgjedhjet e kaluara që ka humbur, le të analizojmë pak atë që po ndodh në këto ditë të para të fushatës. Mjafton të shohësh takimet që publikon Tritan Shehu për të kuptuar se s’ka asgjë të re, nuk ka një frymë dhe as fytyra të reja që i atashohen PD-së në këtë betejë për ‘jetë a vdekje’. Tritan Shehu shoqërohet po nga Dasho Aliko dhe i njëjti grup që s’kanë çfarë bëjnë tjetër pasi duket sikur fatin e kanë të lidhur me PD-në. Mban monologun e zakonshëm në çdo takim duke lëshuar herë pas here edhe thagma që gajasin dynjanë.

Nuk shikon një të ri apo të re ose qoftë edhe ndonjë grua që të afishohet si fytyrë e re në PD, qoftë dhe për “garniturë” si për të krijuar iluzionin se po vjen një frymë e re. Madje në fushatën e vitit 2017 dukej se kishte pak më shumë entuziazëm te PD Gjirokastër krahasuar me këtë fushatë. Edhe Roland Bejko që të paktën formalisht pati deklaruar se do të mbështeste PD-në në Gjirokastër, në këto ditë të para nuk ka qenë prezent në asnjë takim të Tritan Shehut në qark. Dje pati deklaruar se ishte i habur pse Lulzim Basha nuk respektoi vendimin e komisionit për skualifikimin e Tritan Shehut nga gara. Nëse Vangjel Tavo hyn në listën e PD-së, gjasat janë që të shtohet indiferenca dhe zhgënjimi në radhët e mbështetësve të PD-së.

Dhe kur mungon entuziazmi e fryma së pari në radhët e militantëve, mendoni se sa e vështirë është të bësh për vete votuesit e zakonshëm që nuk militojnë në asnjë forcë politike sado që mund t’ua ketë sjellë Rama në majë të hundës. PD nuk pritet të marrë në Gjirokastër një rezultat më të mirë se në zgjedhjet e kaluara edhe për shkak se Basha e la qarkun sërish në dorë të Tritan Shehut, që s’ka asnjë lidhje me gjeneratën e sotme dhe as me nevojën emergjente që PD-ja të ringrihet e të frymëzojë për ndryshim. Tritan Shehu punon thjesht për mandatin e vet, se edhe po të dojë më tepër, nuk i sjell dot asgjë të re PD-së së vitit 2021. Kështu që është e kotë t’i kërkosh diçka më tepër.

©ARGJIROLAJM.net

Related Posts

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026
Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij
Kryesore

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

18/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të, ja lojtarët dhe trajneri i spikatur

Kategoria e Parë/ Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të, ja lojtarët dhe trajneri i spikatur – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
Sulmuesi i Kombëtares U-21 shkëlqen para Europianit, goli i tij vendos derbin – Balkanweb.com – News24

Sulmuesi i Kombëtares U-21 shkëlqen para Europianit, goli i tij vendos derbin – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al