• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kumbaro: Vota s’mund të jepet si një karamele e as si qokë personale. Zgjidhni PS-në për Shqipërinë që duam

15/06/2017
Kumbaro: Vota s’mund të jepet si një karamele e as si qokë personale. Zgjidhni PS-në për Shqipërinë që duam

“PS shkon në zgjedhje pa asnjë koalicion sepse koalicioni na zhgënjeu”. Kështu është shprehur nga Libohova, kandidatja Mirela Kumbaro gjatë takimit të organizuar me socialistët për 26 vjetorin e PS-së. Ajo ka kërkuar mbështetje masive për Edi Ramën dhe PS duke shpjeguar rëndësinë e votës për një të ardhme më të sigurt. Kumbaro ka pohuar se momenti i hedhjes së votës nuk është një angari, një gjest i momentit për ta hequr qafe dhe as një qokë personale, por momenti më i rëndësishëm që të jepet njëherë në katër vjet dhe vulos ecurinë e të ardhmes së vendit dhe gjithsecilit prej nesh.

“Është shumë  e rëndësishme që me çdo libohovitë, me çdo shok e mik të shpjegojmë që momenti i hedhjes së votës nuk është një angari, një gjest i momentit për ta hequr qafe, as një qokë personale. Si mundet vota juaj të jetë një karamele që i jepet X-it? Si mundet vota, që është momenti më i rëndësishëm njëherë në katër vjet të jepet rastësisht për kë të del para? Si mundet të ardhmen tonë, të ardhmen e Libohovës t’ia lemë rastësisë, t’ia lemë një qoke. Ne në zgjedhje shkojmë pa asnjë koalicion, sepse koalicioni na zhgënjeu, prandaj futemi të vetëm si PS me të vetmin kryeministër, me një qeveri 100 % socialiste , pranda j është e rëndësishme të votojmë të gjithë numrin 2, Partinë Socialiste” – tha Kumbaro.

Kumbaro përmendi disa prej investimeve kryesore në Bashkinë Libohovë duke theksuar se ishte vota popullore për Partinë Socialiste, ajo që riktheu shpresën e të rinjve dhe të të gjitha brezave në Libohovë. Kumbaro dha premtimin e  zgjidhjes përfundimtare të problemit të kanaleve vaditëse e kulluese brenda dy viteve të mandatit të ardhshëm.

“Në këto 4 vite qeveria socialiste, pra ajo pjesë e qeverisë që zbatoi programin e Edi Ramës, Rilindja Urbane, u shtri në çdo qytet pavarësisht se për kë votuan njerëzit dhe pavarësisht nga mendimet e tyre. Një javë më parë ishim bashkë me Edi Ramën në Labovën e Kryqit, ku ju e patë ndryshimin transformues. Kemi bërë detyrën shumë të vonuar që duhej të ishte bërë kohë më parë, për rrugën e Labovës, por edhe atë të Bulos apo në fushë Nepravishtë që fillon muajin tjetër, pa folur për qendrën e Libohovës e cila do ta rigjenerojë gjithë qytetin dhe shumë punë të tjera. Kryeministri tha se ‘në fakt ne po bëjmë detyrën’, por jeni ju që me votën tuaj vendosët  të votoni për Kryetaren e Bashkisë së Partisë Socialiste që riktheu shpresën e të rinjve dhe të të gjithë brezave në Libohovë. Është projekti që e kthen Libohovën në një qendër turistike, projekti ku duhet të zgjidhim përfundimisht problemin e bujqësisë. Për 25 vite kanalet vaditëse e kulluese janë të bllokuara,por ne kemi filluar të punojmë dhe brenda dy viteve të para zgjidhet përfundimisht ky problem” – pohoi kandidatja socialiste në një atmosferë entuziaste me libohovitë të të gjithë brezave. 

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ndalova gjithçka”/ Jennifer Lopez rrëfen si e përjetoi divorcin nga Ben Affleck

“Ndalova gjithçka”/ Jennifer Lopez rrëfen si e përjetoi divorcin nga Ben Affleck

13/03/2026
“Është në rrugën e duhur”, trajneri i Burnley zbulon gjendjen e Brojës

“Është në rrugën e duhur”, trajneri i Burnley zbulon gjendjen e Brojës

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al