• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Denoncimi te Berisha për Roland Zisin, ish Dekan në Gjirokastër, sot rektor në Vlorë: Bën fushatë, duhet të shkarkohet

16/06/2017
Denoncimi te Berisha për Roland Zisin, ish Dekan në Gjirokastër, sot rektor në Vlorë:  Bën fushatë, duhet të shkarkohet

Sali Berisha denoncoi rektorin e Universitetit të Vlorës, Roland Zisi, se shkel ligjin elektoral duke marrë pjesë aktivisht në fushatë.

Berisha citon mesazhin e një pedagogu, i cili shkruan se po kalojnë presione të shumta nga rektori i cili i detyron të premtojnë se do votojnë Partinë Socialiste.

Ish-kryeministri i kërkon ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina t’i propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e rektorit Ziso. 

STATUSI I BERISHËS

Narko-Rektori i Vlorës, Zisi dhunon ligjin elektoral dhe atë të arsimit. Ai mobilizon UV për Partinë Kanabiste!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e pedagogut dixhital.

I bëj thirrje ministres së arsimit ti propozojë Presidentit të Republikës shkarkimin e menjëhershëm të këtij shkelësi të ligjeve të vendit dhe ta dërgojë atë për ndjekje penale! sb

“16/06/2017, 14:10:26: ‪ Z. Berisha. Uroj te jeni mire dhe doja t’ju beja një denoncim flagrant dhe shume konfidencial.

Unë jam një pedagog i universitetit Vlorë por për arsye sigurie s’po ju prezantohem pasi jemi nen presion nga punëdhënësi jone, Rektori i Universitetit Vlore, shkrimtari hajdut Roland Zisi, i cili edhe pse urdhri qe ka ardhur për mospjesëmarrje në fushata elektorale ai jo vetëm që nuk i zbaton por ka filluar del hapur nëpër podiume fushate, në fundjava dhe ditë normale pune me kandidatët për deputetë dhe ka filluar na imponon dhe ne pedagogëve nëpërmjet njerëzve të punësuar prej tij që të votojmë për subjektin politik qe ai do, pasi është një njeri që është sjellë në atë detyrë nga ish qelbësira Koço Kokëdhima.

Nuk e kuptoj që edhe pse ministrja Karabina erdhi ne UV dhe foli shume qartë ky rektor (titullarët e kane te ndaluar me ligj pjesëmarrjen neper tubime dhe propaganda elektorale), sapo ajo largohet merr guximin dhe thotë që s’ka çfarë të na bëjë ministrja pasi ne jemi staf pedagogjik dhe nuk jemi subjekt kontrolli.

Bashkangjitur po ju nis këto foto te kapura ne fshehtësi te plote ne disa takime qe ka bere me 3 kandidatet per deputete dhe kryetarin e bashkisë ne auditorin Rilindja te Universitetit te Vlorës, ne dite te ndryshme te muajit maj, me stafin e universitetit madje duke mbajtur fjalim dhe propaganduar për partine politike te cilën pretendon se i përket ky i hajdut ordiner që ka lënë nam në Universitetin e Gjirokastrës me korrupsionin që ka bërë.

Ju lutem merrni masa dhe zhvilloni kontrolle nga departamentet antikorrupsion ndaj këtij personi për veprimet e tij ndaj nesh si staf qe na mban ne presion, por edhe për shkatërrimin qe po i bën Universitetit me korrupsionin qe ka implementuar qe kur ka ardhur ai ne krye te institucionit.”

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Spalletti-Amorim në dyshim, Conte qëndron në pritje – Balkanweb.com – News24

Spalletti-Amorim në dyshim, Conte qëndron në pritje

17/09/2026
Spalletti-Amorim në dyshim, Conte qëndron në pritje – Balkanweb.com – News24

Spalletti-Amorim në dyshim, Conte qëndron në pritje – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al