Kryeministri Edi Rama ka treguar se cili ishte shkaku që u prish koalicioni qeverisës PS-LSI.
Gjatë një takimi me të rinjtë e FRESSH-it në Tiranë, Rama tha se nuk janë të gjithë politikanët njëlloj.
“Sistemi ynë politik është i ngritur me vite të tëra mbi një marrëveshje të heshtur, por që ka dalë haptazi prej vitesh, mes politikanëve që zgjedhin gjykatësit dhe gjykatësit që mbyllin çështjet e politikanëve.
Prandaj politikanët nuk kanë qenë kurrë të gatshëm t’i hyjnë Reformës në Drejtësi, sepse është si t’i hyjnë dhe të sharrojnë degën ku rrinë. Ne i hymë dhe e bëmë, e aty filloi krisja e koalicionit”, tha Rama.