Edi Rama pati një kusht të panegociueshëm për të qenë në një emision me Fatos Lubonjën dhe Andi Bushatin; studio të improvizohej në Gjirokastër.
Dy analistët nuk e pranuan kushtin e kryeministrit, megjithë negociatat e drejtuesit të emisionit Të paekspozuarit, Ylli Rakipi.
Kur dy analistët nuk pranuan kushtet paraprake të Ramës për ta ndjekur pas në Gjirokastër, Edi Rama ka rënë dakort të vijë në Tiranë dhe të futet në studio i vetëm.
DEBATI
Rakipi: S’erdhe.
Rama: Jo s’erdhe ti.
Rakipi: Ku?
Rama: Në Gjirokastër.
Rakipi: Për fasadë.
Rama: Për arsye shëndetësore nuk mundeshe
Rakipi: Jo vetëm për mua, por për ata.
Rama: Për kë?
Rakipi: Lubonjën e Bushatin, se ishte sikur po merreshin për qokë
Rama: Jo, pse madje ato që kam bërë në Vlorë e Gjirokastër kanë pasur më shikueshmëri
Rama: Ju doni errësirën e kazanit këtu. Dilni nga kazanët e errët.
Rakipi: Për gazetarin nuk ka rëndësi por kur ai që të thërret përpiqet të përdorë.
Do më ngjisje në kala ti, atje është martuar Erion Veliaj, janë bërë festivale.
Rama: Ka pasur shumë ngjarje në kala. Por më e rëndësishmja nuk ishte vendi, po të bënim një bisedë të hapur.
Rakipi: Fasadën që bën ti.
Rama: Pse lahesh, pse krihesh, pse hekurosesh. Çe ke këtë fasadë? Pse merresh me fasadën.
Rakipi: Pse erdhe me kostum.
Rama: Më tha Fuga. Ai është lart.
Rakipi: Vetëm ai lart mund të ndryshojë ty…
Rama: S’më la Fuga pra. Në Gjirokastër do isha më atë kostum që vesh, këtu jo.
Rakipi: Higjiena nuk është fasadë…
Rama: Këto nuk janë higjiene. Po ti pse e ke hekurosur këmishën? Pse e ke vënë kravatën?
Rakipi: Po ti kur do del me zhubra?
Rama: Po mua lerë, ti se jam tjetër gjë.
Rakipi: Kam një pyetje për programin tuaj. Dua të marr mendimin e Fugës dhe të një ndonjë tjetër, që të më sjellësh programin e 4 viteve përpara se të mbyllet ky emisioni..
Rama: Të sjell unë manifestin ore. E kemi prezantuar në Durrës 3-4 orë në Kongres.
Rakipi: Para dy muajsh kemi bërë një bisedë bashkë. Besoj se fuga e gjen.
Rama: Pse kush je ti? S’do bëj Fuga detyrat e shtëpisë.
Rakipi: S’do e sjellësh në studio programin?
Rama: Pse e do në program ti?
Rakipi: Po