• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha, ose shah-mat

19/05/2021

Nga Brizida Gjikondi

Berisha kriminalizoi në mënyrë gjakësore nën petkun e demokracisë shoqërinë shqiptare!

Por ai nuk po dënohet dhe poshtërohet për këtë!

Kriminalizimi i tij ishte diabolik, i strukturuar dhe “vizionar”.

Por ai nuk po dënohet prapë për këtë!

Ai nuk ngriti themelet e drejtesisë sociale dhe morale të shqiptarve të sfilitur nga shprishja e gjakut dhe përçarja 50 vjeçare, ai nuk rivendosi në vend të drejtat e shkelura por ai e futi thikën akoma më thellë.. dhe e rrotullonte në plagë sa herë ti leverdiste për ambicjet e tij personale dhe djallëzore!

Por as për këtë nuk po poshtërohet dhe dënohet!

Burgjet, vrasjet, rrahjet mizore, 97-ta, Gërdeci, 21 janari, linçimet e pamoralshme që bën pa rreshtur ndaj kundërshtareve, janë vetëm maja e ajsbergut të një qënie nga më të ligat qe ka nxjerre kjo tokë.

Goja e tij e mbushur me gjak-helm dhe vulgaritet ndaj si’vëllezërve të tij rrallë kanë qënë tipar i nje lideri ballkanik, europian jo e jo!

Por nuk po dënohet e poshtërohet për këtë!

As per korrupsionin e pa nginjur te librit të tij të familjes nuk po dënohet e poshtërohet!

Ai po dënohet, poshtërohet dhe ç’aktivizohet që të heqë kthetrat dhe dhëmbët e drakules nga damarët e qafës së Partisë Demokratike, të cilën e ka kthyer në topuz kundër USA dhe mburojë interesash personale.

USA zgjodhi mençurisht të reagonte mbas zgjedhjeve dhe jo perpara tyre, në mënyrë që mos ndikonte në rezultat, por tani, pikërisht tani ishte momenti më i duhur, ku goditja është finale, është strategjike, është nje shah-mat mbretëror!

Mesazhi i jepet te djathtëve shqiptarë dhe anëtarve të PD sidomos, të shkëputen nga pengmarrja, të zbojnë skllavin Basha, dhe të rifillojnë një epokë të re!

Mesazhi i USA i shkon dhe zgjatuesve të Berishës në drejtësi, në Gjykatë Kushtetuese, Prokurori apo kudo qofshin .. ata duhet ti lënë 2 kuajt e tyre te ngordhur, basti i tyre mbi ta nuk e fiton dot garën me USA tashme!

Eshte për të ardhur keq që pavarësisht sa më sipër, Berisha dhe familja e tij si dhe Basha po asthu kanë vazhduar të amplifikojnë pasuritë personale, dhe rotacioni i pushtetit politik edhe pas 8 vjetësh nuk ja u ka hetuar krimet as ja u ka zbehur hovin, ka raste ku përkundrazi.

Berisha tani duhet të zgjedhë mes heqjes së dhëmbëve nga qafa e PD ose hekurat e burgut, të dyja përjashtojnë njëra tjetrën, por dihet që Berisha do zgjedhë kokën e tij, pavarësisht se ai do të dontë të ishte djepi dhe varri i PD, me shpresë në Zot kësaj nuk do tja arrij!

Pavarësisht se Berisha-Basha kanë tjerrë me kujdes pëlhurën anemike të Deputetëve të PD (mbushur plot mediokër e mëkatarë të marrë peng) ky dhe vetëm ky është momenti i rigjenerimit të asaj Partie që është aset për Shqipërinë dhe Demokracinë e saj!

Për çdo naiv që i fryn era në tru dhe tund si flamuj të Berishës, ardhjen e Demokracisë, Naton.. etj etj i them veç dy fjalë.

Ne ishim turpi i Evropës, i fundit vënd në Evropë që u shkëputëm nga kampi ish komunist, nuk na e solli Berish Demokracinë o të mbaruar, përkundrazi ai na e vrau dhe shëmtoi atë.

Në NATO nuk na antarësoi Berisha por interesat gjeopolitike që kanë të bëjnë me Shqipërinë.

Berisha patjetër si kushdo ka dritë hijet e tij, por raporti është përherë në favor të territ dhe ferrit që pushton atë dhe çka ai përfaqëson.

Shqiptarët duhet të mësojnë nga kjo histori, që nuk ka idhuj dhe vlerat janë universale.

Shqiptarët duhet të mësojnë që historinë e shkruajnë ata, jo idhujt pa krena!

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al