• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

E frikshme/ 423 mijë shqiptarë janë larguar jashtë vendit prej vitit 2011

20/05/2021
E frikshme/ 423 mijë shqiptarë janë larguar jashtë vendit prej vitit 2011

Emigracioni është shndërruar në problemin më të mprehtë të shoqërisë shqiptare, teksa numri i të larguarve, kryesisht të rinj po vjen në rritje, duke e vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në të ardhmen.

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se nga viti 2011, kur raportohen për herë të parë të dhënat, deri në 2020-n, janë larguar nga vendi 423.7 mijë persona (emigrantë). Për të njëjtën periudhë janë kthyer 242.8 mijë imigrantë, duke bërë që migracioni neto për këtë periudhë të jetë -181 mijë persona.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2020 edhe pse në kushtet e kufizimeve ekstreme në lëvizje nga pandemia Covid- 19 emigracioni neto ( diferenca ndërmjet të larguarve dhe të kthyerve në vend) ishte 16 mijë e 684 persona.

Të dhënat tregojnë se, në vitin 2020 u larguan nga vendi 23 mijë e 854 persona dhe u rikthyen vetëm 7171 persona. Diferenca mes ikjeve dhe kthimeve mbeti sërish e lartë me mbi 16 mijë persona. Ekspertët e çështjeve demografike në vend lajmërojnë se pandemia Covid-19 do të stimulojë edhe me tej emigracionin.

Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.

Shumica e të larguarve janë të rinj. INSTAT raportoi se popullsia në moshë pune 15-64 vjeç u tkurr me 16.2 mijë persona në raport me janarin 2020 ose me 0.8 për qind. Por në grupet e reja, rënia ishte më e fortë. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje më të madhe me rreth 18 mijë persona. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.

Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende.

Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën.

Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore./B.Hoxha. MONITOR

Related Posts

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm, zgjatja e paraburgimit e paligjshme

10/11/2026
Një tjetër festë zyrtare i shtohet Shqipërisë
Kryesore

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

10/11/2026
Dalin emrat, 3 jetë të humbura nga aksidenti i parë për vitin 2023 (VIDEO)
Kryesore

Aksidenti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën 64-vjeçari nga Dropulli, arrestohet shoferi nga Nepravishta

10/11/2026
Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al