• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Projekti i Shërbimeve Mjedisore, Shqipëria bën inventarin e pyjeve dhe kullotave (FOTO)

24/05/2021
Projekti i Shërbimeve Mjedisore, Shqipëria bën inventarin e pyjeve dhe kullotave (FOTO)

Një nga pesë produktet finale të projektit të Shërbimeve Mjedisore, bashkëfinancim i Bankës Botërore, Agjencisë Suedeze për Zhvillimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondit për Mjedis Global (GEF), është inventari i pyjeve dhe kullotave në vendin tonë. Përfitimet nga pyjet janë të shumta dhe përfshijnë furnizimin me lëndë drusore, dru për ngrohje, ofrojnë fruta pylli, kërpudha, bime medicinale, mbrojnë tokën nga erozioni, thithin gazin karbonik nga atmosfera, ndihmojnë në zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike dhe mbrojnë burimet ujore natyrore. Inventari i pyjeve ndihmon që të monitorohen pyjet dhe të ndihmojë ndërmarrjen e politikave të duhura për të maksimizuar përfitimet nga pyjet dhe kullotat.

Shqipëria ka tashmë një bazë të mirëfilltë të dhënash në nivel kombëtar për ndërtimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin e qëndrueshëm të fondit të saj pyjor. Procesi i inventarizimit që përfundoi në fund të vitit 2020 ofron informacionet më të rëndësishme mbi kushtet aktuale të pyjeve. Deri tani Shqipëria ka pasur të dhëna të trashëguara nga inventare të kryera 1985 dhe 2003-2004, të cilat nuk ishin koherente pasi nuk pasqyronin realitetin në terren dhe as ndihmonin në adresimin e sfidave me të cilat përballen pyjet e kullotat në Shqipëri.
Inventari i kryer në terren nga specialistët e pyjeve ka grumbulluar informacione për llojet e drurëve, sasinë, sipërfaqen e pyjeve dhe kullotave në vendin tonë.

Informacioni i mbledhur mundëson vendosjen e standarteve të unifikuara, duke mundësuar raportime të sakta përsa i takon gjendjes së pyjeve, kullotave dhe të tokës. Në këtë mënyrë hidhen bazat mbi vendodhjen e grumbujve pyjore dhe ndryshimin e tyre në kohë, mblidhen të dhëna të sakta për zhvillimin e qëndrueshëm, prodhimtarinë dhe shpërndarjen e pyjeve, shëndetin pyjor, dhe biodiversitetin. Politikëbërësit në nivel qëndror e lokal duke shfrytëzuar të dhënat e siguruara nga procesi i inventarit do ta kenë më të lehtë të hartojnë politikat e planifikimit dhe menaxhimit të pyjeve, investimeve në industrinë pyjore, certifikimin e tyre, vlerësimin e emetimeve te gazeve me efekt serrë dhe të ndryshimeve në stokun e karbonit. E po kështu kjo bazë të dhënash është një vlerë e shtuar edhe për studiuesit që duan të bëjnë kërkime shkencore për pyjet dhe kullotat në Shqipëri.

Po çfarë është në vetvete dhe ku konsiston Inventari Kombetar i Pyjeve dhe Kullotave (IKPK)? IKPK është një proces i projektuar për të siguruar informacion të saktë në lidhje me madhësinë, shpërndarjen, përbërjen dhe gjendjen e pyjeve e sipërfaqeve me drurë dhe gjithashtu për të evidentuar ndryshimet që ndodhin me kalimin e kohës në pyje e kullota. Nevoja për përditësim dhe harmonizim me kërkesat kombëtare dhe ndërkombëtare ka bërë që koncepti dhe parimet e ndërtimit të IKPK të ndryshojnë duke përfshirë edhe variabla të tjerë përveç atyre të prodhimtarisë, siç janë shërbimet në ekosistem si: biomasa, sekuestrimi i karbonit etj, që tashmë janë pjesë e fokusit të IKPK.

Iventari i sapokryer tregon se pyjet zenë 46 përqind të sipërfaqes së vendit dhe së bashku me kullotat 65 përqind të sipërfaqes. Ndër të dhënat statistikore të përftuara përmes inventarit është me interes krahasimi i sipërfaqes së pyjeve dhe kullotave mes vitit 2004 dhe vitit 2018. Në vitin 2004 kishim 1.982.161 ha pyje dhe kullota. Në vitin 2018 kjo sipërfaqe është reduktuar në 1.857.448 ha pyje dhe kullota. Investimet e kryera në kuadër të projektit të Shërbimeve Mjedisore kanë synuarrehabilitimin e sipërfaqeve të degraduara pyjore dhe kullosore kryesisht në zonat e larta rurale. Si rezultat, 11,153 ha pyje janë përmirësuar e shtuar.

Realizimi i Inventarit Kombetar të Pyjeve dhe Kullotave u bë nën drejtimin e Drejtorisë së Pyjeve, sot pjesë përbërëse e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura së bashku me stafet rajonale, si dhe Fakultetin e Shkencave Pyjore në Tiranë. Procesi u zhvillua nën kujdesin e vazhdueshëm te Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Projekti i Shërbimeve Mjedisore ka trainuar një ekip me ekspertë nga Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura të cilët do ta vazhdojnë procesin e monitorimit edhe në të ardhmen në të gjithë vendin dhe me mbeshtetjen e shkencëtarëve nga Fakulteti i Shkencave Pyjore.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al