• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

4 elektriçistë kanë humbur jetën në pesë muaj. Ç’po ndodh në Gjirokastër?

01/06/2021
4 elektriçistë kanë humbur jetën në pesë muaj. Ç’po ndodh në Gjirokastër?

Selfo Kallfa, Ismet Isaraj, Karafil Pupe dhe i fundit Gëzim Çabej. Këta janë 4 elektriçistët e OSHEE që kanë humbur jetën tragjikisht në Gjirokastër brenda 5 muajve të parë të vitit 2021. Mallkim, fat i keq që i përndjek apo gabime njerëzore që duhen korrigjuar? Mbase janë të gjitha bashkë ose asnjë prej tyre. Por kjo që po ndodh është e paprecendentë dhe shumë e trishtë në të njëjtën kohë.

E trishtë sepse mbi të gjitha ata janë njerëz dhe sigurisht profesionistë. Nuk e ka luksin as OSHEE dhe asnjë kompani tjetër sot të gjejë elektriçistë që e njohin rrjetin dhe zanatin. Aq më tepër kur bëhet fjalë për qytete të vogla si Gjirokastra. Humbja e tyre është e madhe padiskutim për familjarët dhe të afërmit, por edhe për shoqërinë e komunitetin ku ata kanë shërbyer.

Hetimet për ngjarjet duhen analizuar rast pas rasti dhe institucionet përkatëse të nxjerrin përgjegjësitë. Kjo është njëra anë e historisë. Ana tjetër duhet të fokusohet në drejtim të forcimit të masave të sigurisë teknike në punë. OSHEE në nivel vendor dhe jo vetëm, do duhet të investojmë më shumë në këtë drejtim, qoftë në pajisje teknike, ashtu edhe në nivel menaxherial e trajnim të stafit. 4 elektriçistë të humbur brenda 5 muajve është e tepërt dhe ulëritëse në të njëjtën kohë. ©argjiroja.net 

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al