• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kampionati Europian, Costacurta tregon ekipin favoritin

05/06/2021
Kampionati Europian, Costacurta tregon ekipin favoritin

Duke folur për “Sportweek”, dy ikona të futbollit italian, Del Piero dhe Costacurta analizuan aktualitetin e këtij sporti, sidomos Kampionatin Europian, që pritet të fillojë së shpejti. Ish-kapiteni i Juventusit bëri këtë parashikim: “Franca është favorite për talentin, cilësinë dhe përvojën”. Ish-mbrojtësi i Milanit shton: “Gjermania rrezikon të përfundojë e treta në grup dhe të mos shkojë përpara në fazat me eliminim direkt të turneut”.
Costacurta ndalet edhe te Milani dhe Donnarumma: “Unë isha duke shpresuar që historia e rinovimit me Milanin do të zgjidhej më shpejt, në një kuptim apo në një tjetër. Nuk është mirë të kesh shumë debate, por Gigio ka jetuar me ta për një kohë të gjatë dhe kjo nuk e ka penguar atë të luajë një kampionat si protagonist; me të vërtetë si më i miri në rolin e tij. Ai ka shpatulla të gjera për ta mbajtur presionin”.
Pastaj kalon tek Europiani: Më pëlqente Franca më parë, me kthimin e Benzema më bind edhe më shumë. Kryeson në parashikimin tim, por Portugalia është shumë e rrezikshme. Është në një grup të hekurt, me Francën dhe Gjermaninë, por për mendimin tim e treta e grupit do të jetë Gjermania. Gjë që rrezikon të mos shkojë përpara, sepse vendi i tretë në atë grup do të marrë disa pikë. Gjermanët kanë vendosur të ndryshojnë stolin midis Löw dhe Flick. Një vendim i marrë në prag të një kompeticioni kaq të rëndësishëm nuk ndihmon kurrë. Unë nuk mendoj se Löw do të jetë në gjendje të transmetojë energjinë e nevojshme te lojtarët. Dhe përbërja e grupit gjerman nuk më bind. Shoh disa të rinj aty, ende jo të gatshëm për kombëtaren, dhe senatorët që ishin tërhequr, por janë kthyer për më shumë siguri. Nga ana tjetër, Franca dhe Portugalia kanë skuadra të reja, me shumë energji dhe të përbëra nga lojtarë që kanë fituar shumë dhe luajnë në ligat më të mira europiane. Po evidentoj Rubén Dias, 24 vjeç, mbrojtës i Manchester City. Për mua, mbrojtësi më i përmirësuar në sezonin e fundit.
Nuk mund të mungonte edhe prononcimi për Italinë e zemrës: Unë mendoj se arritja në çerekfinale është minimumi, pastaj varet nga çiftimet në vazhdim. Ne jemi në të njëjtin nivel me Belgjikën, Hollanda është inferiore ndaj nesh, Anglia nuk është atje ku duhet. Nuk i vendosa anglezët te favoritët, sepse, si gjithmonë, arrin në këto turne pasi i ka shtrydhur lojtarët e saj në një sezon të gjatë dhe rraskapitës, për shkak të ritmeve në të cilat luan Premier League, por në letër janë në të njëjtin nivel me Francën dhe Portugalinë.

Related Posts

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti
Sport

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026
Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

09/11/2026
Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

4 gola për 1 pikë, United e bën dramë ndaj Aston Villa-s, por Carrick beson ende: Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO)

09/11/2026
Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Juve ngec në Franchi, del me 1 pikë pas “X” 2-2, Spalletti gjen problemin e “Zonjës së Vjetër” (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
E merituam fitoren (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Fermin përmbys Atletico Madrid, Barça shkëputet në La Liga, Flick i gëzohet vetëm pikëve: E merituam fitoren (VIDEO)

09/11/2026
Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Nuk e jap dorëheqjen (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

Premier League/ Liverpool në ngjitje, Sunderland surprizon Chelsea, Brighton i dyti

09/11/2026
Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

Pse lavatriçja mban erë të keqe edhe pas larjes? Gabimi i zakonshëm që bëjnë shumë familje – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al