Monika Kryemadhi, e cila është propozuar sot për kryetare të LSI-së, do të jetë kështu e para grua në politikën shqiptare që do të marrë në dorë frenat e një partie.
LSI më herët është drejtuar që nga themelimi i saj nga bashkëshorti, Ilir Meta.
Meta, ish kryetar i Kuvendit, më 24 korrik do të bëje dhe betimin për postin e ri që do mbajë, atë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Më herët Kryemadhi ka deklaruar se nuk do të pranojë postin e zonjës së parë, duke mbajtur kështu mandatin e deputetes dhe atë të kryetares së LSI-së, post në të cilin do të votohet ditën e mërkurë.
Ndërkohë që LSI do të ketë zevendes kryetar Luan Ramen, ndersa nenkryetare do te jete Erisa Xhixho, e cila u kandidua për deputete, por nuk mundi që të hyjë në Parlament.









