• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Alarmohen grekët: Shqipëria do të marrë dronët turq “Bayraktar” (VIDEO)

09/06/2021
Alarmohen grekët: Shqipëria do të marrë dronët turq “Bayraktar” (VIDEO)

Mediat greke kanë ngritur alarmin se Turqia po e rrethon Greqinë, duke përdorur Shqipërinë, ku do të sjellë një numër të madh dronësh luftarakë “Bayraktar TB2”.

Kompania e prodhimit të këtyre dronëve ka publikuar foto gjatë vizitës atje të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Ardi Veliu, ndërsa pala shqiptare nuk e bërë të ditur këtë vizitë.

Videoja e publikuar nga “haber7.com”, tregon se ata që po shohin në monitor se si funksionon droni luftarak turk Bayraktar TB2 janë ministri ynë i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolici Ardi Veliu.

Ata vizituan kompaninë Baykar, që i prodhon këto mjete luftarake. Vetë kompania dhe drejtori Haluk Bayraktar, kanë publikuar në Twitter momentet e vizitës, ndërsa pala shqiptare reagoi sot përmes një deklarate nga ministri Çuçi.

Por, ky moment nuk ka kaluar qetësisht nga grekët, pasi mediat atje kanë nisur komentet e para, ku përmbledhtazi thuhet se “Shqipëria, me bekimet e Turqisë, është e interesuar të blejë dronët “Bayraktar”, ndërsa Ankaraja kërkon të krijojë një derë të prapme në Perëndim të Greqisë”.

Kjo shihet si një tjetër dhimbje koke për administratën greke, pasi turqit po e rrethojnë nga një pikë që Athina nuk e “llogariti”.

Gjatë vizitës në Turqi, vetë kryeministri Edi Rama pohoi blerjen e dronëve superinteligjentë për kontrollin e territorit, por nuk përmendi ndonjë vizitë në fabrikën e dronëve luftarakë.

Bayraktar TB2 është një mjet ajror luftarak, pa pilot, i aftë për operacione fluturimi të kontrolluara nga distanca ose autonome. Avioni monitorohet dhe kontrollohet nga një ekuipazh në Stacionin e Kontrollit Tokësor, i përdorur në disa konflikte./ A2Cnn

Related Posts

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë
Kryesore

Zjarr në katin e pestë të një pallati në Sarandë

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)
Kryesore

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital
Kryesore

Aksidentohet kryeministri grek, Mitsotakis përfundon në spital

11/08/2026
Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës
Kryesore

Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës

11/08/2026
Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili
Kryesore

Prej shtatorit Shqipëria do të ndalojë importin e mishit nga Brazili

11/08/2026
Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Kryesore

Rama: Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern

12/08/2026
“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

“Tym i bardhë” në Mynih, Harry Kane jep dritën jeshile, gati rinovimi me Bayern – Balkanweb.com – News24

12/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al