• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Skandal në Sarandë, avokati dhe anëtari i Këshillit Bashkiak zapton prona dhe kërkon legalizim me letra false (VIDEO)

17/06/2021
Skandal në Sarandë, avokati dhe anëtari i Këshillit Bashkiak zapton prona dhe kërkon legalizim me letra false (VIDEO)

Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë një denoncim nga Ksamili për një sipërfaqe toke që pretendohet se është përvetësuar pa të drejtë. Sipas denoncimit, bëhet fjalë për avokatin Gjergji Imeraj në Sarandë, dhe që sipas dokumenteve rezulton se djali i avokatit ka rrethuar një sipërfaqe toke që në fakt është në pronësi të një zonje. Gazetari i emisionit Stop, Genci Angjellari, shkoi në Sarandë dhe Ksamil për të verifikuar rastin.

Në muajin Prill 2021 avokati bashkë me familjarët e rrethojnë këtë pronë me forcë dhe nxjerrin jashtë zonjën, e cila e kishte në përdorim që nga viti 1988. Stop verifikon pronën në terren që është rrethuar nga avokati dhe djali i tij ka aplikuar për legalizim me dokumente të falsifikuara. Në dokumente deklarohen ndërtime, kur aty nuk ka asnjë ndërtim. Gazetari i Stop u interesua pranë Kadastrës për të pyetur për këtë procedurë, por thonë që kjo pronë me sipërfaqje 1800 metra katrorë nuk mund të legalizohet.

Gazetari: Kjo një mijë e tetëqind më duhet! Si e ka përfituar, me legalizim?

Kadastra Sarandë: Nuk ma do mendja të japi, nuk jep dot legalizimi 1 mijë e 800 metra , sepse ne jemi tre fish baze, maksimumi deri në pesëqind.

Por avokati përdor një vërtetim hipotekor, që i cilëson prona të tjera dhe i përdor si të dhëna të pronave, që po kërkon të përvetësojë.

Gjatë interesimit për këtë çështje, gazetari i Stop zbulon se avokati Imeraj ka bërë 6 aplikime në total që kërkon legalizim të pronës, kur në fakt nuk ka asnjë ndërtim por vetëm tokë.

Punonjëse, Kadastra Sarandë- Tani ti i do të tëra me deklarimet, që ke?

Gazetari-Po,po! Për sa ka aplikuar ky? 1,2,3,4,5,6?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Pesë i ka në emrin e tij dhe një në të djalit.

Gazetari-Gjashtë prona ka aplikuar për legalizim ë..?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Dy, katër, pesë, po!

Gazetari-Ku janë ato, në Ksamil dhe Sarandë dhe një në Finiq?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Tre janë në Ksamil, një në Finiq, një në Sarandë dhe kjo e katërta prapë në Ksamil. Gjergj Imeraj ka në Ksamil 649, 653. 649 është kjo, ky është objekt 3 kate në Ksamil, është ky këtu 460 metra, këtu ka kontratë shit-blerje, rrethimi.

Gazetari-Rrethim është, apo objekt?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Jo rrethimi, trualli është 460 metra, ka bërë dy aplikime për të njejtën gjë.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë –Jo nuk i ka bërë për të njëjtën gjë, i ka në të njëjtën kohë dy aplikime.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Këto fotot e kësaj.., aq më tepër janë në Sarandë.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë– Nuk e di fare..

Punonjëse, Kadastra Sarandë-S’e shikoj këtej mbrapa.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë- Nuk e di fiks.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Ndërkohë që aplikimi është bërë në Ksamil, kjo është nga privatizimi o Arta, nuk duhet të jetë e Ksamilit.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë –Ina është e njëjta gjë dhe tek ky aplikim, të njëjtat gjëra ka. Tani ai i di, se të tjerët nuk dinë të lexojnë?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Janë të dy aplikimet e Ksamilit, dhe në database janë, në databasën elektronik te kombëtari janë në Ksamil, tek tonat janë në Ksamil.

Gazetari-Në dosje është në Sarandë.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë-Është e Ksamilit, tek kjo këtu ka një hartë.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Kurse ajo tjetra është në vend tjetër.

Gazetari-Ja kjo i bie të jetë, zona kadastrale, me këtë objektin këtu, po s’ka objekt fare aty, është pajisur ky me këto?

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Jo, jo, ky është në fazë fillestare fare, sa është aplikuar.

Gazetari-Aplikimi, çfarë ka deklaruar ky për kontenierin?

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë –Po, për kontenierin, ka dhe këtë vërtetim hipotekor thotë, nga veriu me shesh ndërtimi të Vangjel Langos, nga jugu shtëpi e Rrapos.

Gazetari-Ishte rruga,i ndante dhe pastaj fillon.

Punonjëse 2, Kadastra Sarandë- A nuk marr vesh unë.., s’e kam idenë për çfarë është.

Punonjëse, Kadastra Sarandë-Është vërtetim hipotekor.

/tvklan.al

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al