Ish deputeti dhe ish ministri demokrat Genc Ruli që menjëherë pas zgjedhjeve bëri thirrje për zbimin e Bashës nga selia ka sulmuar sot fort Lulzim Bashën për rezultatin e zgjedhjeve. I ftuar në ABC Ruli tha se Basha e dogji për pak orë dinamikën e krijuar nga cadra.
“Ajo protestë i bëri mirë PD-së” tha ai. Por sipas Rulit forca dh energjia që dha cadra krijuan një energji dhe forcë të rreme te Basha që i dha një vetëbesim të pajustifikueshm, “Takimi me Ramën në vend që të shërbente për të thënë: “ne mund të vijmë në pushtet” shërbeu për të thënë ne mund të marrim pak pushtet”. Sipas Rulit Rama u tregua më i zoti se Basha dhe ai arriti një marëveshje që plotësoi 100 përqin nevojat e tij.
Por duke analizuar zgjedhjet në të cilat luajti rol dhe vjedhja dhe blerja e votës Ruli vuri në dyshim rolin e Bashës në 25 qershor. ” Basha e ka humbur magjinë për të kundërshtuar Ramën. Ainuk e bën më dot këtë” tha Ruli i cili shtoi: “OSBE ishte për herë të parë më e fortë se PD për denoncimin e zgjedhjeve. Basha e humbi të drejtën t’i denoncojë zgjedhjet pas marëveshjes okulte të 18 majit”.









