• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Muç Nano: Turqit duhet ta dinë, Shqipëria nuk është Turqi

06/07/2021
Muç Nano: Turqit duhet ta dinë, Shqipëria nuk është Turqi

Mustafa Nano thotë për MCN se jo vetëm Rama, por edhe qeveritë e tjera e kanë parë Turqinë si një vend mik.

Por ajo që Nano e konsideroi si një nga frikërat e tij më të mëdha është forcimi që Rama i ka dhënë kësaj miqësie, por që sipas analistit, Turqisë i do duhet bërë e qartë se Shqipëria nuk është Turqi, pasi ne jemi një vend laik.

“Viziat e Erdogan është jo vetëm simbolike por edhe reale dhe praktike. Por ky është rreziku i vetmi që shoh, që kur vjen puna tek feja turqit duhet të dinë një gjë që ne nuk jemi në Turqi. Ne kemi disa besime fetare, kemi atë që e konsiderojmë harmonia fetare.

Turqve kjo duhet t’ju thuhet. ‘Ne ju kemi shumë xhan vetëm, por kini parasysh se Shqipëria ka këtë veçanti. Sepse ne nuk jemi si ju. Në momentin që një fe dominon fetë e tjera ndihen të përbuzura dhe këtë unë se dua. Turqit duhet ta dinë se ne jemi vend laik, me disa fe”, tha Nano.

Z. Nano i kthehemi një teme që e kemi diskutuar më herët: marrëdhënieve me Turqinë. Është njoftuar një vizitë e presidentit Erdogan në Tiranë së shpejti. Si e shihni ju momentin e kësaj vizite që duket se inauguron mandatin e tretë të qeverisë Rama?

Nuk ka ndryshim që në epokën Rama nëse mund ta quajmë kështu ne kemi parë një orientim të fortë të Shqipërisë në drejtim të Turqisë. Jo se më parë nuk ka qenë, edhe qeveritë e tjera Turqinë e kanë parë si mik të afërt dhe të madh, por Rama e ka këtë praktikë e ka forcuar dhe kjo është një medalje me dy anë. Turqinë do e mbajmë gjithmonë si një vend mik për shkaqe fetare, por frika ime është që kjo lloj miqësie kaq e forcuar duhet monitoruar duhet parë me shumë kujdes sepse ndodh gjithmonë ngatërresa dhe për këtë arsye kush është kundër Erdoganit shihet sikur është kundër Turqisë, dhe kjo nuk është e vërtetë. Unë shoh dhe rreziqe, dhe një nga këto është që Shqipëria bëhet një nga trojet në Ballkan ku mund të eksperimentohet më lehtë otomanizmi. Dhe këtë do duan ta rikuperojnë me Shqipërinë e cila është me lehta për ta bërë, kjo është frika ime.

Turqia investon për ndërtimin e banesave të reja në Laç, ka investuar në xhaminë e Namazgjasë dhe së fundmi ka ofruar edhe akses në teknologji me shitjen e dronëve. Sipas jush sa përmbajtje simbolike ka vizita e Erdogan dhe mendoni se ajo synon një audiencë fetare në vendin tonë?

Vizita e Erdogan është jo vetëm simbolike por edhe reale dhe praktike. Por ky është rreziku i vetmi që shoh, që kur vjen puna tek feja turqit duhet të dinë një gjë që ne nuk jemi në Turqi. Ne kemi disa besime fetare, kemi atë që e konsiderojmë harmonia fetare. Turqve kjo duhet t’ju thuhet. ‘Ne ju kemi shumë xhan vetëm, por kini parasysh se Shqipëria ka këtë veçanti. Sepse ne nuk jemi si ju. Në momentin që një fe dominon fetë e tjera ndihen të përbuzura dhe këtë unë se dua. Turqit duhet ta dinë se ne jemi vend laik, me disa fe.

Të ndalemi pak te xhamia. Ankaraja ka bërë të qartë se ka një problem me kreun e Komunitetit Mysliman që e cilëson si gulenist. Mendoni se kjo është një ndërhyrje të cilën qeveria shqiptare, apo z. Rama do të duhet ta kufizonte?

Rama e ka kufizuar sipas meje nga momenti kur nuk ka ndërhyrë. Në këtë kuptim besoj se ka mbajtur qëndrimin e duhur, por presioni i tyre është fyes, është bezdisës. Janë dy momente që autoritetet shqiptare duhet t’ja bëjnë të qartë se kjo është një çështje fetare që e zgjidhin vetë komitetet fetare. Ne nuk kemi të bëjmë me këtë, Rama s’ka të bëjë. Shqipëria është një vend laik.

Nano, pak ditë më parë zëdhënësi i z. Erdogan, Ibrahim Kalin, duke iu referuar shitjes se dronëve deklaroi se paqja dhe stabiliteti i Shqipërisë janë paqja dhe stabiliteti i Turqisë. Si duhet ta lexojmë këtë deklaratë, kur kemi parasysh se z. Rama p.sh u shpreh se dronët janë për monitorim territori?

Dhe kur flasim për paqen dhe stabilitetin është një klishe. Sjellin diçka, apo bëjnë ndonjë investim gjithçka e thonë. Dronët si shoh drejtpërdrejt me këtë gjë. Dronët janë disa pajisje për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë. Nuk i shoh të lidhura këto gjëra.

Related Posts

“Një Princ në Tepelenë”
Blog

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

Pse Sabrina Carpenter përdori oksigjen gjatë performancës së saj në Bogota?

23/03/2026
Silvinjo nuk pyet për kartonët, por vendos të rrezikojë. Si pritet të luajë Kombëtarja ndaj Anglisë

Ters për mesfushorin e kombëtares, dëmtohet sërish dhe mbyll sezonin

23/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al