Problemet ekonomike dhe familjare detyruan një 58-vjeçar shqiptar t’i japë fund jetës, në Greqi.
Policia greke deklaroi se ende nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes së shqiptarit, i cili banonte në Klakidha të Greqisë.
Sipas banorëve të zonës, 58-vjeçari, baba i tre fëmijëve, ishte një njeri i qetë që nuk kishte shkaktuar kurrë probleme.
Trupi i tij u gjet i pajetë nga familjarët, në orët e para të mëngjesit në banesën e tij. Kufoma është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërkohë që policia e Kalkidhës ka hapur një hetim.









