• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ngjarja që shokoi Greqinë/Fshinjët e çiftit shqiptar: Ngjarja mund të ishte shmangur nëse do kishte ndërhyrë policia

02/08/2021
Ngjarja që shokoi Greqinë/Fshinjët e çiftit shqiptar: Ngjarja mund të ishte shmangur nëse do kishte ndërhyrë policia

Vrasja e shqiptares 31-vjeçare, Anisa Shehu mund të ishte shmangur nëse policia, që u lajmërua nga fqinjët e çiftit, do të ndërhynte.

“Protothema” citon këtë të hënë, fqinjën e Anisa dhe 40-vjeçarit Florand Shehu, e cila ka zbuluar më shumë detaje mbi jetën e dy shqiptarëve që jetonin në zonën e Daphne.

Duke folur për mediat greke, zonja ka treguar se ajo ka telefonuar sallën operative të Policisë së zonës ditën e krimit për të raportuar për dhunën në familjen e shqiptarëve.

Sipas fqinjës, policia, megjithëse mbërriti në vendngjarje pas raportimit të saj, e injoroi incidentin dhe u largua pa u përpjekur të ngjitej në shtëpinë nga ku dëgjoheshin britmat.

Ajo tha se mes tyre kishte pasur zënka shumë të shpeshta dhe tension në dy vitet e fundit.

“Praktikisht pati shumë sherr. Në përgjithësi ka pasur tension në shtëpinë e tyre gjatë dy viteve të fundit. Dëgjova shumë zhurmë, shumë kërcitje dhe për shkak se e dëgjova këtë, kërkova ndihmë dhe telefonova sallën operative.

Më thanë nga salla se makina që patrullonte zonën do të mbërrinte për 25 minuta.

Por për shkak se sherri ishte shumë i madh, i kërkova të dëgjonin përmes celularit tim se çfarë po ndodhte në shtëpinë ngjitur me timen. Më thanë të jepja të dhënat dhe se do të vinin menjëherë”, u shpreh Sylvia Mourouti.

Brenda pak minutave, policia mbërriti në vendngjarje, por u largua pa ndërhyrë.

“Policia thjesht uli xhamin e makinës kur u afrua aty dhe më pas u largua. Dola në ballkon dhe prita që ata të hynin në shtëpinë e ciftit. Në fillim mendova se do të parkonin makinën. Por jo për fat të keq. U larguan pa u ngjitur në shtëpinë ku po ndodhte ‘luftë’” , theksoi fqinja e viktimës 31-vjeçare shqiptare.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti

FOTO/ Tifozët i kanë idetë e qarta, ja si votojnë në UEFA për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

12/11/2026
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti

FOTO/ Tifozët i kanë idetë e qarta, ja si votojnë në UEFA për ndeshjen Shqipëri-Finlandë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al