• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zbardhen detajet/ Gabimi që i kushtoi arrestimin bosit shqiptar të drogës

11/07/2017
Zbardhen detajet/ Gabimi që i kushtoi arrestimin bosit shqiptar të drogës

Në total, përllogaritet se ka dërguar në Itali 540 kilogramë drogë, 340 heroinë dhe 200 kokainë. Aktiviteti i tij prej narkotrafikanti lulëzonte, aq sa në Shqipëri bënte një jetë luksoze. 

Ai kishte një vilë bunker në qytetin e Beratit, e vëzhguar me kamera dhe truproje. Kështu e përshkruajnë mediat italiane Alket Hatijan, 45 – vjeçarin e dënuar me 20 vite heqje lirie nga një gjykatë në Itali, i cili u arrestua të shtunën nga policia e Durrësit, shkruan “TV Klan”.

Nga 20 Prilli, Hatija ishte dënuar përfundimisht me 20 vite në burg, pas një hetimi të gjatë nga antidroga italiane.

Gjuetia për Hatijan në Shqipëri

Elementët për të rënë në gjurmët e tij nuk ishin të shumtë. Një emër, dy datëlindje, një foto në një pasaportë dhe një adresë banimi në Itali, në provincën e Campobasso, rruga Kennedy 2. Aty kishte jetuar në vitin 1997, viti kur kishte shkuar për herë të parë në shtetin fqinj dhe punonte si punëtor krahu.

Falë bashkëpunimit me Interpol dhe agjentët e Policisë Shqiptare, autoritetet në Moscova arritën që ta gjenin narkotrafikantin në qytetin e tij të lindjes.

Megjithatë, arrestimi i tij u bë i mundur vetëm të shtunën, pasi autoritete përfituan nga një prej udhëtimeve të tij në Durrës.

Duke cituar autoritetet italiane, mediat e vendit fqinj shkruajnë se Hatija kishte arritur që ta transportonte të gjithë sasinë e drogës në territorin milanez në harkun kohor të një viti, nga Janari i 2013 -ën dhe Marsi 2014 -ës. Hetimet zbuluan se 45 – vjeçari kishte arritur të bënte të paktën 59 “rrugë”.

Si transportonte kilogramë të tëra me drogë në Itali

Mënyra sesi operonte ishte tepër e rafinuar. Fliste pak në telefon dhe askush nuk e thërriste kurrë në emër. Droga, e cila vinte nga Shqipëria nëpërmjet anijeve, makinave e kamionëve, dorëzohej menjëherë. Kështu ‘malli’ nuk qëndronte për kohë të gjatë në ‘duart’ e narkotrafikantit, e pikërisht për këtë arsye nuk përdorte asnjë lloj magazine për të ruajtur lëndën narkotike, shkruan “TV Klan”. 

Zakonisht, për ngarkesat më të mëdha, i paraprinte udhëtimet e korrierëve të tij për të verifikuar personalisht që gjithçka të shkonte sipas planit.

E pikërisht në një nga këto raste, bëri edhe gabimin e tij të vetëm, duke treguar pasaportën në mbërritje me anijen në portin e Ankonës. Falë të dhënave të mbledhura në atë rast, shumë vite më vonë, të shtunën e 8 Korrikut ai u arrestua.

Ndërkohë, Gjykata e shkallës së parë në Durrës e rrëzoi arrestimin e Hatisë duke e konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij me qëllim ekstradimin. Tashmë do të jetë Gjykata e Apelit që do të vendosë.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Alba: Jam e sigurt që do të arrij gjysmëfinalen!

26/12/2025
“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

“Ku shkon gjysmë e zhveshur?” – Bleona Qerreti tregon përplasjen e paharrueshme me Vera Grabockën

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al