• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shifra alarmante në Shqipëri, 2.120 vdekje nga ndotja e ajrit gjatë vitit 2016

17/07/2017
Shifra alarmante në Shqipëri, 2.120 vdekje nga ndotja e ajrit gjatë vitit 2016

Agjencia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifrat për ndotjen e ajrit gjatë 2016, në raportin për Cilësinë e Ajrit në Europë. Situata në Shqipëri paraqitet alarmante teksa vitin e kaluar janë shënuar 2,120 vdekje për shkak të përqëndrimit të lartë në ajër të grimcave të dëmshme. Agjensia Europiane këshillon shtimin e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e ndotjes së ajrit nën ato të përcaktuara nga Bashkimi Europian, gjë e cila kërkon angazhim global.

Raporti i vitit 2016 për cilësinë e ajrit në Europë nga Agjensia Europiane e Mjedisit ka publikuar shifra të frikshme për vendin tonë sa i përket numrit të vdekjeve të parakohshme si pasojë e ndotjes së ajrit.

Plot 2120 persona humbën jetën gjatë vitit 2016, prej të cilëve 2.010 ishin viktima të përqendrimit të lartë të grimcave të imëta në ajër, 10 të përqendrimit të dioksidit të nitrogjenit dhe 100 nga përqendrimi i ozonit. Krahasuar me vitin 2013, kur numëroheshin 776 të vdekur, kjo shifër thuajse është trefishuar. Situata më alarmante në rajon paraqitet në Serbi, ku gjatë vitit 2016, kanë humbur jetën 10.730 persona për shkak të ndotjes së ajrit, shkruan oranews.

Ndërkohë, Mali i Zi mban rekordin më pozitiv në rajon me vetëm 660 vdekje sipas Raportit të Cilësisë së Ajrit, për vitin që lamë pas. Raporti vëren se cilësia e ajrit në Europë i tejkalon vlerat e përcaktuara nga Bashkimi Europian, një trend që pritet të vijojë deri në vitin 2020, pavarësisht një përmirësimi të vogël përgjatë periudhës 2006-2014. Agjencia Europiane e Mjedisit këshillon shtimin e përpjekjeve për të ulur vlerën e përqendrimit të grimcave të dëmshme nën nivelet e përcaktuara nga vetë Bashkimi Europian.

Sipas këtij raporti, politikat efikase për rritjen e cilësisë së ajrit kërkojnë veprim dhe bashkëpunim jo vetëm në nivele rajonale apo kontinentiale, por në nivele globale, të cilat duhet të ndikojnë sidomos mbi sektorët ekonomikë dhe të përfshijnë publikun. Agjencia Europiane e Mjedisit e sheh këtë bashkëpunim si të rëndësishëm dhe të nevojshëm për të arritur një mbrojtje të kapitalit natyror dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik, social dhe të mirëqenies, pika të cilat janë pjesë e vizionit të Bashkimit Europian për vitin 2050 për jetesën e mirë brenda kufijve të planetit.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

25/12/2025
Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

Bebe Rexha nis një kapitull të ri. Çfarë po planifikon ylli i pop-it?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al