• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeveria e re/ Ja emrat që përfliten për ministra

18/07/2017
Qeveria e re/ Ja emrat që përfliten për ministra

Edi Rama do të ketë mundësinë këtë radhë, që të zgjedhë një qeveri krejt të vetën, duke qenë se Partia Socialiste ka arritur që të fitojë e vetme zgjedhjet.

Për momentin, grupet e punës që ka ngritur PS janë duke punuar për të tërhequr mendimet e votuesve dhe strukturave në bazë për qeverisjen e re dhe nuk po diskutohet për qeverinë e re.

I vetmi që dihet se do të jetë në qeveri është Fatmir Xhafaj, që do të drejtojë sërish Ministrinë e Brendshme, ndërkohë që tashmë është bërë fakt i kryer edhe se Gramoz Ruçi do të jetë kryeparlamentari i ri.

Për këtë arsye, tashmë kanë nisur edhe spekulimet e para.

Mapo shkruan se burime nga PS kanë bërë të ditur se qeveria e re do të ketë ndryshime të mëdha si sa i takon arkitekturës së saj, ashtu edhe të emrave të ministrave.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se sa i përket arkitekturës, pritet të bëhen shkrirje apo bashkime dikasteresh të ndryshme, që deri më sot ose kanë ekzistuar për t’i plotësuar dëshirat edhe aleatëve, ose që në shumicën e rasteve kanë kryer funksione që mund t’i kryente edhe një ministri tjetër.

Kështu, ndryshimet do të prekin Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Energjetikës.

Mësohet se këto tre dikastere mund të rigrupohen në dy ministri, ku mund të kemi ose një bashkim të Ministrisë së Ekonomisë me atë të Financave ose një bashkim të Ministrisë së Ekonomisë me atë të Energjetikës.

Sektorë të tjerë që mund të preken janë edhe ai Bujqësisë dhe i Mjedisit.

Burimet bëjnë të ditur se mund të ketë një bashkim edhe të këtyre dy ministrive.

Ndërkohë që një tjetër ndryshim mund të jetë edhe ai i bashkimit të Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban.

Sipas Mapo, po diskutohet edhe për krijimin e një ministrie të re, e cila mund të përmbledhë administrimin e disa prej çështjeve më të mprehta dhe problematike të qeverisjes, siç mund të jenë hipotekat, legalizimet dhe kthimi i pronave.

Kjo gazetë përmend edhe disa emra, që mund të jenë ministra në qeverinë e re.

Përveç Xhafajt, Arben Ahmetaj pritet të rikonfirmohet në Ministrinë e Financave, së cilës mund t’i shtohet edhe Ministria e Ekonomisë.

Një lëvizje në kabinet pritet të ndodh edhe në vendin që mbetet bosh në Ministrinë e Transporteve.

Në këtë ministri flitet se mund të kalojë Damian Gjiknuri, i cili deri më tani mban pozicionin e ministrit të Energjetikës.

Ndërkohë që një emër që pritet të kthehet në qeveri është edhe ai i kreut të PS-së së Tiranës dhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Burime nga PS bëjnë me dije se Tahiri do të drejtojë një ministri të re që pritet të krijohet dhe që do të mbulojë çështjet më të rëndësishme dhe më problematike të administratës shtetërore shqiptare.

Bëhet fjalë për ministrinë që pritet të krijohet për të mbuluar pronat, legalizimet dhe pronat.

Ndërkohë që në Ministrinë e Shëndetësisë me shumë mundësi do të rikthehet Ogerta Manasterliu, te Mirëqenia Sociale pritet të rikthehet kryetarja e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka.

Emri i Xhaçkës flitet gjithashtu edhe për postin e ministres së Integrimit, gjithmonë nëse Rama në këtë rast nuk do të bëjë ndonjë emërim surprizë.

Në qeveri pritet të rikthehet edhe një nga emrat më të përfolur dhe sulmuar të qeverisjes së këtyre 4 viteve, Ilir Beqja, i cili në varësi të arkitekturës së re të qeverisë mund të drejtojë një nga dikasteret që mund të ndryshojnë siç mund të jetë Energjetika dhe Ekonomia, nëse ato të do të bashkohen.

Ndërkohë që pjesë e qeverisë së re mund të bëhet edhe Blerina Gjylameti, së cilës iu dha një rol shumë i rëndësishëm në procesin organizativ të PS-së në këto dy vitet e fundit.

Një dikaster që mbetet bosh me largimin e LSI-së nga qeveria është edhe ai i Drejtësisë.

Por me shkëputjen e hipotekave dhe zbatimin e vettingut kësaj ministrie i mbeten pak kompetenca dhe funksione.

Nuk përjashtohet që në këtë ministri të kemi si ministër ndonjë emër surprizë.

Ndërkohë që Mimi Kodheli pritet të rikonfirmohet në postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa Nikolla te Arsimi.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

25/12/2025
Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

Bebe Rexha nis një kapitull të ri. Çfarë po planifikon ylli i pop-it?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al