• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Gjesti zagoritit të moshuar, me paratë e burgut rikonstruktoi pallatin. Nderohet nga Erion Veliaj

20/07/2017
Gjesti zagoritit të moshuar, me paratë e burgut rikonstruktoi pallatin. Nderohet nga Erion Veliaj

Nga ferri i burgjeve të diktaturës në një shembull frymëzimi për komunitetin. Thanas Dhespo sot i ka kaluar të 90-tat, ndonëse mbi kurriz mban vuajtjet e 16 viteve në burgjet politike, të cilat diti t’i kthejë në shpresë dhe humanizëm. Për shkak të moshës, por edhe të emocioneve, ai e ka të vështirë të shprehet me fjalë, por jo me shembuj në komunitet. Së bashku me Nicën, bashkëshorten e tij, ata vendosën të bëjnë diçka që rrallë ndodh në komunitetet tona, duke surprizuar jo vetëm fqinjët më të cilët ndajnë pallatin ku jetojnë, por edhe banorët e lagjes përreth.

Një pjesë të parave që mori për vitet e burgut, pas ndryshimit të ligjit në vitin 2014, sipas të cilit ish të dënuarit e gjallë e përfitonin të parët dëmshpërblimin, Thanasi i investoi jo në shtëpinë e tij, por në të mirë të komunitetit. Ai rikonstruktoi hyrjen dhe shkallët e gjithë pallatit, duke u bërë kështu një model për gjithë komunitetin.

Duke e cilësuar si një shembull frymëzimi në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri një vizitë në shtëpinë e ish të përndjekurit politik, Thanas Dhespo, të cilit i dha edhe medalje e mirënjohjes së qytetit. Teksa e falenderoi për mikpritjen, kryebashkiaku Veliaj i shprehu mirënjohjen Thanasit që paratë e dëmshpërblimit që mori pas ndryshimit të ligjit kur ai ishte ministër i Mirëqenies Socialiste dhe Rinisë, i përdori për të rikonstruktuar shkallët e pallatit. “Kjo është medalja e qytetit që Bashkia e Tiranës u jep qytetarëve të nderuar të saj. Unë doja të ta jepja personalisht e të të falenderoja në emër të të gjithë qytetit. Është e vërtetë se ti ke ndihmuar vetëm shkallën tënde, por ama frymëzimi vlen për të gjithë qytetin”, tha Veliaj teksa i dorëzoi medaljen e mirënjohjes.

“Mesazhi i Thanasit është ky: Të jetojmë në mënyrë të qytetëruar edhe jashtë banesave tona. Nuk ka nevojë që të marrim shembull nga ambientalistët jashtë vendit, nënat tona, thotë Thanasi, dhe gjyshet tona, ujisnin lulet e pastaj merreshin me punët e shtëpisë. Edhe na tha se do të bëjë një investim. Për t’u martuar, jemi martuar vonë, ndaj thamë ta bëjmë dhe e realizuam për tre muaj. Ishte dallëndyshja e parë që të jetojmë edhe në ambientet jashtë shtëpisë sonë në mënyrë të kultivuar. Të ecim të sigurt, në ambiente të pastra. Kjo ishte dëshira e Thanasit dhe unë ia plotësova”, u shpreh bashkëshortja e Thanas Dhespos, e cila tregon se për këtë veprim kanë marrë edhe falenderimin e banorëve të pallatit, të cilët në hyrje të shkallëve kanë vendosur dhe një pllakë dedikimi për të.

Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se veprime të tilla, përveçse janë një ndihmë e mirë për përmirësimin e jetës në komunitet, shërbejnë edhe si frymëzim për të gjithë të tjerët, që pavarësisht vështirësive dhe sfidave që sjell jeta, mund të jenë gjithmonë të dobishëm për ta bërë qytetin më të mirë. “Unë shpresoj shumë që edhe më të rinjtë të frymëzohen nga shembulli yt dhe të kuptojnë se vuajtjet nuk e bëjnë më të keq njeriun, por më të mirë, dhe se pavarësisht vuajtjeve njeriu nuk e humb shpresën te humanizmi i njerëzimit. Ndaj të jam mirënjohës dhe të falenderoj me gjithë zemër”, tha Veliaj.

Gjithashtu, ai theksoi se shembuj të tillë janë frymëzim edhe për atë personalisht, se në qytetin e Tiranës pavarësisht vështirësive apo problemeve që mund të ketë, nuk mungon kurrë solidariteti dhe humanizmi. “Shpesh herë pyes veten: A kanë duk gjërat, a ka njerëz të kulturuar që kujdesen për qytetin. Por, kolegët më thanë ja tek e kemi një rast, i cili paratë e burgut i ka investuar për komunitetin. Në ministri jam marrë me dëmshpërblimet dhe kur më thanë se të gjitha lekët e burgut i kishe investuar për pallatin tënd, thashë: Ka shpresë. Ky ka qenë ndoshta inkurajimi më i madh që mund të kem marrë në këto dy vjet”, tha Veliaj.

Pas ndryshimit të ligjit të dëmshpërblimit për ish të përndjekurit politikë, ku ata që ishin ende gjallë përfituan të parët, Thanas Dhespo u dëmshpërblye me 4 këste brenda një viti për 16 vitet e burgut të padrejtë që ai kishte kryer në kohën e diktaturës komuniste.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

E papritur në Big Brother VIP Kosova 4, Dolce godet Albën!

25/12/2025
Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

Aktorja artificiale Tilly Norwood trazon botën e filmit! Çfarë frike kanë prej saj?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al