Sot po ju tregojmë disa prej rrugëve ku do të ketë të vendosur radarë të fshehur, sikundër u raportua ditë më parë për masat e reja të ndërmarra nga Policia Rrugore.
Sa për informacion radarët e rinj bëjnë 700 shkrepje në ditë dhe fotografojnë pjesën më të madhe të makinave me shpejtësi tej normave të lejuara.
Ndërkohë rrugët ku do të vendosen disa prej radarëve janë:
Aksi Fushë-Krujë-Laç, përveçse do patrullohet nga Policia, do të ketë edhe radarë të fshehtë.
Edhe autostrada që përdoret më shpesh nga qytetarët do të jetë e pajisur me radarë të fshehtë. Tiranë-Durrës dhe Lushnjë-Fier janë akset e tjera rrugore ku janë vendosur radarë nga Policia e Shtetit.
Në fund të çdo dite policët rrugorë do të bëjnë kontrollimin e radarëve dhe për shkelësit gjoba do të dërgohet me postë, por problematik është fakti se mungojnë adresat për pjesën më të madhe të qytetarëve, kështu që blutë i bëjnë thirrje qytetarëve që të kontrolojnë herë pas here online tek ëeb-i iPolicisë së Shtetit nëse kanë apo jo gjoba të papaguara.
Policia thotë se do të njoftojë shoferët me tabelë, për çdo aks që do të monitorohet me radarë të fshehtë, por pa specifikuar vendet ku do të vendosen









