• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Andi Lila rrëfen shakanë me priftin e Janinës që i rrezikoi karrierën

04/11/2021
Andi Lila rrëfen shakanë me priftin e Janinës që i rrezikoi karrierën

Ish futbollisti i kombëtares shqiptares, sot kreu i sindikatës së futbollistëve shqiptarë, ka rrëfyer në emisionin “Refleksione” në ABC, momentin më të vështirë të karrierës së tij. Bëhet fjalë për një ngjarje të marsit 2017, ku Lila dhe disa futbollistë të kombëtares u përfshinë në një shaka me Metropolitin e Janinës, e që u përcollën live në rrjetin social të imamit Ahmed Kalaja. “Më kujtohet se, teksa lexoja se si hapeshin mediat greke, duke më akuzuar ashpër për shakanë me metropolitin e Janinës, jam ndjerë shumë i tupëruar për atë që kish ndodhur. Dhe ka qenë një nga momentet më deçizive të karrierës sime, por edhe në jetën time. Më kujtohet se si konsulli shqiptar në Janinë, kreu i Bashkisë së Janinës dhe mjaft miq të mi atje, më telefonuan duke më kërkuar që të mos udhëtoja drejt Janinës, drejt ekipit të cilit unë luaja, se ndoshta do më arrestonin në kufi”, rrëfeu Lila, i cili vendosi të nisej vetë drejt metropolitit.

“I bindur se misioni i kishës dhe xhamisë janë falja, i kërkova takim metropolitit Maksimus. Ishte presidenti i ekipit që ndërmjetësoi dhe mbaj mend se ishte një takim shumë njerëzor. Përpara mediave mitropoliti tha se ndihej i befasuar nga kërkesa ime e ndjesës dhe se isha një shembull për të gjithë ata grekë që talleshin me kishën e nuk kërkonin kurrë ndjesë. Shqiptari Andi Lila, u tha ai mediave, gaboi dhe kërkoi falje”, kujtoi Lila, i cili më pas është befasuar nga metropoliti Maksimus i cili shkoi në stadium në fundjavë e ndoqi ndeshjen dhe duartrokiti Lilën. “T’ju them të drejtën këto ishin duartrokitje shumë të rëndësishme për mua, pasi nuk ishin duartrokitje për shkak të talentit, por ishin duartrokitje guximi. Ishte një mësim për jetën time”, rrëfeu Lila, i cili kujtoi edhe hapat e tij që nga mosha 12-vjeçare me ekipet zinxhir të Besës, qytetit të tij të lindjes, e deri në kontatën më pas me Tiranën, Janinën dhe Parmën./ Abc

 

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Vendosin golat e Bellingham dhe Mbappe, Reali nuk llogarit Sevillian
Sport

Vendosin golat e Bellingham dhe Mbappe, Reali nuk llogarit Sevillian

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

Shpat Kasapi do të ishte sonte pjesë e “BBVA5”!

21/12/2025
Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

Pa prisni pak! Toney do të rikthehet sërish në “BBVK”?

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al