Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë duke ushtruar kontrolle në disa ambiente në qytetin bregdetar të Sarandës, duke përshirë shtëpinë e zëvendëskryetarit të Bashkisë Sarandë, Elton Dauti, dhe zyrën e tij.
Gjithashtu, janë ushtruar kontrolle dhe në ambientet e kompanisë “Eco Taxi”, e cila është në pronësi të ortakëve Kostandin Papa dhe Elton Dauti.
Deri tani, nuk ka një informacion zyrtar se cilat janë arsyet e këtyre kontrolleve dhe bastisjet në ambiente banimi e biznesi.









