Ish-deputeti i PS-së në qarkun Vlorë, Fate Velaj, ka promovuar në Gjirokastër tri vepra të tij letrare. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar disa foto në faqen e tij në Facebook nga takimi i organizuar me këtë rast. Ndër të tjera ai shkruan:
“Kreuztanne”, “Nilkon” dhe “Itaka” sjellin për lexuesit atë lloj origjinaliteti plot mjeshtëri dhe thjeshtësi që zor se e gjejmë shpesh mes shumë e shumë autorëve të tjerë. Por Fatja është unik si në jetën e përditshme, bisedat e shpenguara për aktualitetin e politikën, për Vlorën, por edhe kur frymëzimin e vet e materializon në piktura ose vepra letrare. Nuk vazhdoj më tej sepse e di që do të rrëshqas në subjektivizëm duke qenë se ai është një nga miqtë e mi më të mirë. Jam shumë i kanaqaur që e kishim në Gjirokastër dhe ndamë së bashku me të pranishmit krijimtarinë e një artisti shumëdimensional si Fate Velaj”, shkruan Golemi.









