• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i Lushnjes kundër bashkëqeverisjes: Është si një papuçe leshi e veshur në behar

08/11/2021
Deputeti i Lushnjes kundër bashkëqeverisjes: Është si një papuçe leshi e veshur në behar

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka thënë nga foltorja e Kuvendit se ligji i ri për bashkëqeverisje, është jashtë standardeve kushtetuese.

Ai tha më tej, se ajo nuk ka pasur rezultate dhe ka dështuar pasi me vendim VKM-je ajo është miratuar që në vitin 2017. Sipas Korreshit, qeveria duhet të bëjë më shumë për fermerët dhe eksportuesit, pasi këta të fundit sipas tij ndërmarrin risqe dhe sjellin të mira për vendin.

“Gjatë javës së kaluar kjo qeveri miratoi një ligj dhe na promovoi një akademi, vetëm nuk na specifikoi cili do të merret me dele dhe kush me dhi. Ligji i bashkëqeverisjes është si një papuçe leshi e veshur në behar, sepse rri ngushtë me normat kushtetuese. Ligji krijon problematika lidhur me disa parime kushtetuese, përkatësisht me ndarjen e pushteteve. Ky ligj, duke u maskuar, synon praktikisht vendosjen e tyre në pushtetin ekzekutiv.

Nga ana tjetër ligji krijon agjencinë dhe koordinatorët e saj, që pothuajse ndërhyjnë në funksionet kushtetuese. Ligji që miratohet me shumicë të thjeshtë bie në kundërshtim me ligjin që miratohen me shumicë të cilësuar. Po kështu jam shprehur në komision që kjo çorape leshi është e grisur, sepse kjo agjenci ka që nga viti 2017 që ekziston sipas një VKM. Rezultatet janë 183 mijë ankesa dhe 1800 zgjidhje, domethënë një dështim total. Ka bërë vetëm një vrimë në ujë dhe tregon se sa e dështuar është kjo qeveri. Kjo agjenci do të marrë në interpelancë çdo ministër. Ndërkohë që fermerët në trevën e Myzeqesë e më gjerë janë të gjithë në rrugë.

Mos e trumbetoni sikur po jepni shumë lekë për bujqësinë. Kjo është situata që ju premtoni, miratoni dhe nuk e dini as vetë se sa do të shkojë deri në fund. Thatë që do të vijoni me mbështetjen e eksporteve, por nuk keni vendosur asnjë iniciativë për eksportuesit që janë aset kombëtar dhe marrin përsipër risqe. Përpos të tjera plehrat kimike i keni dyfishuar. Mos premtoni, miratoni, por shikoni te akademia, sepse dekania ka atje vetëm kopsht zoologjik, sepse me fjalët tuaja e keni dështuar këtë sektor”, tha Korreshi.

Related Posts

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!
Kryesore

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!
Kryesore

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri
Kryesore

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026
Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!
Kryesore

Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

01/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

3 bashki më pak në qarkun Gjirokastër, Kumbaro: Bashkimi nuk është shkrirje!

02/08/2026
Beteja e kushërinjve në Libohovë/Nardi Hide: Kundërshtarët tanë e pranojnë që jemi skuadra fituese. Çështja është sa thellë do fitojmë?!

Shkrirja e bashkisë, Hide: Zotërinj vendimmarrës, po jua them edhe një herë: këtu nuk luhet me fatin tim. Respektojeni kontributin që Libohova i ka dhënë këtij vendi

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al