• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha dorëzoi firmat për Kuvendin, Basha: Tallje me demokratët. Boll bashkëpunove me Edi Ramën

11/11/2021
Berisha dorëzoi firmat për Kuvendin, Basha: Tallje me demokratët. Boll bashkëpunove me Edi Ramën

Jashtë selisë blu, kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas dorëzimit të firmave të delegatëve nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit kombëtar. Basha është shprehur se Berisha ka bërë tallje të madhe me demokratët, duke e cilësuar depozitimin e firmave një blof të Berishës.

Kreu i PD thotë se ka informacione se Berisha ka bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama për të bërë një “puç” në Partinë Demokratike. Në lidhje me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Basha thekson se nuk ka thënë kurrë që nuk e mbledh atë, por që nuk mbledh një Kuvend anti-amerikan.

“Zoti Berisha ka qenë për një kohë të gjatë kryetar i partisë. I di shumë mirë statutin dhe rregullat për thirrjen e kuvendit. Ajo që ka bërë dje është tallje me demokratët Nëse do i kishte mbledhur firmat do i kishte dorëzuar sipas statutit. E gjitha ka qenë një blof. Ajo që nisi si betejë për demokratizimin, e ka kthyer në betejën personale. Kuvend Kombëtar thërrasim sa herë të jetë i nevojshëm për demokratët dhe një kuvend të demokratëve. Dua ta hedh poshtë gënjeshtrën e shpërndarë se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend.

Ajo që kam thënë është se asnjë kuvend nuk do marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane. PD nuk do kthehet në bunker të Berishës. Do ecim përpara se kemi një regjim përballë. Dhe po shikoni që regjimi mbështetet në një trekëndësh. Regjimi është bërë pjesë e një përpjekje për një puc në PD. Berisha nuk i kishte firmat dhe nuk i dorëzove sipas statutit. Boll harxhove energjitë e demokratëve. Boll bashkëpunove me Edi Ramë. PD do bëjë çmos që Edi Ramën ta çojë para fundit politik. Do ndërmarrim çdo aksion politik që shqiptarëve t’u kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë”, është shprehur Basha.

Mbledhja e Kuvendit Kombëtar është vendosur të mbahet më 11 dhjetor, sikurse ka bërë të ditur ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltoreve” të tij. Ndërkaq, kreu i PD-së Lulzim Basha nuk e ka pranuar dhe ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë Kuvend që shqyrton vendimet amerikane, duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e Berishës “non grata”.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas përballjes së Edit dhe Dolces, familjarët e tij marrin vendimin e papritur ndaj saj!

Pas përballjes së Edit dhe Dolces, familjarët e tij marrin vendimin e papritur ndaj saj!

17/12/2025
Aksident fatal për sulmuesin anglez, ndërron jetë 21-vjeçari

Aksident fatal për sulmuesin anglez, ndërron jetë 21-vjeçari

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al