• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk e zgjidh Bora këtë punën e vrasësve të sëmurë, kot e kemi!

19/11/2021
Nuk e zgjidh Bora këtë punën e vrasësve të sëmurë, kot e kemi!

Nga Mentor Kikia

Një vajzë e re, e zgjedhur si Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët, nga ato ministritë me një zyrë dhe 2-3 njerëz të punësuar, u gjet sot para një furie të opinionit pasi refuzoi ti përgjigjet medias mbi “masat që po merren për mbrojtjtejn e fëmijëve”, nisur nga tragjedia e tmerrshme në Fier. Ministrja, padyshim duhej ta kishte përcjellë një mesazh, e ka së pari për detyrë morale. Por ankthi para kamerave bëri që ajo të gjejë një “pune tjetër” dhe të shmanget. Kaq mjaftoi që të gjithë ti sulen, duke e bërë Borën njeriun e dytë më të akuzuar pas vrasësit.

Unë në çdo rast jam me median. Dhe, media e opinioni pulik janë të pamëshirshëm, dhe sa mirë që bëjnë që janë të tillë. Ashtu siç u morën me ministren e bujqësisë për shkak të ”Akademisë së barinjve”, ashtu siç u morën me rrugën e re të Bashkisë së Bulqizës…edhe Bora nuk do të shpëtonte dot nga ajo shmangie që bëri. Por letë të bëhemi pak realistë tani! Vërtet mendoni se ministria e Borës me tre vetë duhet përgjigjet për sigurinë e fëmijëve në këtë vend? Nëse ajo ministri do të arrijë të ngrejë sado pak zërin për të ngritur standaret e edukimit, shkollimit dhe argëtimit e fëmijëve, atëherë unë mendoj se ka bërë gjithë sa duhet.

Sa për ngjarjen e Fierit, lista e fajtorëve nuk ka të sosur. Një vend ku, pasi krimineli bëri gjëmën të gjithë thonë se ishte i rrezikshëm, njëri thotë deshi të më përdhunonte gruan, tjetri thotë se kur pinte të rrihte, por se kanë denoncuar. Dikush thotë se ka denoncuar, por policia nuk e mori seriozisht pasi “budallenj ka në çdo fshat tani”… Është një zinxhir i tërë institucionesh dhe faktorësh socialë e shoqërore, për të cilët në kujtohemi vetëm kur na ndodh gjëma. Por ky është rasti që ne të gjithë të bërtasim, ti biem me gurë e me grusht “malit që s’bëzan”, që është shteti, qeveria dhe shoqëria bashkë. Nuk e zgjidh Bora këtë punë, më besoni!

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!
Blog

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026
“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave
Blog

“Mediat e regjimit” ne Tirane menduan qe fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë
Blog

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026
Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën
Blog

Për të gjithë ata që duan të frikësojnë Tiranën

16/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

Do largohet nga drejtimi i SHBA/ “Nuk është e lehtë”, Pochettino në lot në konferencë për shtyp

13/11/2026
Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

Vëllai i Pirro Dhimës arrestohet në Athinë, ju siguronte sportistëve doping

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al