• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Baltë dhe ujë, shihni ku është luajtur ndeshja Luftëtari-Flamurtari në Gjirokastër (FOTO)

30/11/2021
Baltë dhe ujë, shihni ku është luajtur ndeshja Luftëtari-Flamurtari në Gjirokastër (FOTO)

Luftëtari-Flamurtari du het të ishte kryendeshja e javës së 10-të në Kategorinë e Dytë, që është një nivel i cili ka luksin këtë sezon të ketë pjesë të kampionatit dy prej klubeve të mëdha të Jugut të vendit, që i kanë dhënë shumë futbollit shqiptar për dekada të tëra. Mirëpo, ajo që u pa dje në Gjirokastër nuk kishte lidhje fare me futbollin.

Terreni ishte aq i rënduar, saqë skuadrat nuk bënin dot dy pasime, e jo më të mendonin për taktikën e lojës. Në këtë histori habiti edhe më shumë fakti se arbitri nga Laçi, Klodian Prenga, bashkë me delegatin e ndeshjes, Dashnor Dume, edhe pse e kuptuan që fusha ishte si moçal dhe topi nuk mund të qarkullonte për zhvillimin e një ndeshjeje normale, sërish insistuan që takimi të luhej.

Kjo kokëfortësi e zyrtarëve të ndeshjes i habiti shumë të dyja klubet. Kësisoj, në fushë nuk u pa futboll, por vetëm dy ekipe që mundoheshin të largonin topin sa të mundnin nga zona e tyre. Flamurtari përfitoi në minutën e 31- të, kur pas krosimit në zonë, topi mbeti në baltë dhe mbrojtësi Balla shënoi nga afër. Vlonjatët u treguan më këmbëngulës, ndërsa gjirokastritët edhe pse u munduan të shënonin me gjuajtjet e Bonit, Kodhelaj, Meçes dhe Mahmutajt, nuk ia dolën të mposhtnin Moçkën.

Pjesa e dytë u luajt më shumë në mesfushë, ndërsa i vetmi rast që mund të përmendet ishte goditja e Ribajt nga jashtë zone, që u prit nga portieri Vllahu. Gjithçka u mbyll me fitoren 0-1 të Flamurtarit, që kryeson i vetëm grupin dhe marshon drejt rikthimit në Kategorinë e Parë. Nga ana tjetër, gjirokastritët duken shumë të brishtë dhe larg premtimeve të bëra nga drejtuesit në fillim të këtij sezoni.

Mungesa e lojtarëve me eksperiencë po ndikon jo pak në ecurinë e bluzinjve, që dje kishin si kundërshtarë edhe emra që kanë veshur këtë fanellë, si ish-kapiteni Behar Ramadani dhe Lejdi Liçaj, të cilët janë pjesë e vlonjatëve.

STADIUMI

Quajeni degradim të stadiumit “Gjirokastra”, edhe pse prej dy vitesh nuk është zhvilluar asnjë aktivitet aty, pasi Luftëtari e nisi nga e para pas shkrirjes së klubit dhe ndeshjet e Kategorisë së Tretë i zhvilloi në kryeqytet.

Bashkia e Gjirokastrës, e cila prej një viti ka krijuar ekipin e ri, AF Luftëtari, duke bërë edhe premtime të mëdha për të ardhmen, tashmë rezulton se nuk ka ditur të mbajë si duhet as fushën e stadiumit.

Kjo është një situatë e turpshme për një qytet me traditë në futboll, që kërkon të ringjallet duke u kthyer shpejt në elitë. Pamjet e djeshme të fushës nuk kanë qenë asnjëherë në këtë gjendje të mjerueshme, madje as në vitin 1997, kur çdo gjë kishte dalë jashtë kontrollit. Deri dy sezone më parë tapeti i këtij stadiumi ka qenë model, pasi edhe klubi ishte pjesë e Superiores, duke lënë jo pak gjurmë.

Tashmë është në nderin e bashkisë, si pronare e impiantit, që të reagojë urgjentisht dhe të investojë në fushën e stadiumit./ PanoramaSport

Related Posts

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin
Sport

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj
Sport

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
VIDEO/ 7 gola dhe 1 asist, Muçi mahnit Turqinë, a do të ftohet nga Sylvinho?

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale
Sport

VIDEO/ Napoli fiton Superkupën e Italisë, thyen Bolognan në finale

22/12/2025
Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës
Sport

Përmbyllet me sukses edicioni i radhës i kursit UEFA C për zonën e Fierit, diplomohen 25 pjesëmarrës

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

Mancini thërret Shpendin, e kërkon në Katar, milionat tundojnë sulmuesin

23/12/2025
VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al