• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Parcela me kanabis në pyjet e Spanjës, edhe shqiptarë mes 33 të arrestuarve

15/12/2021
Parcela me kanabis në pyjet e Spanjës, edhe shqiptarë mes 33 të arrestuarve

33 persona me kombësi të ndryshme, kryesisht shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle, pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të marijuanës.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se grupi i kriminal kishte 12 planatcione droge ne zona me akses të vështirë. Për më tepër ata kishin prerë pemët e pyjeve për të krijuar hapësirë për kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas Gardës Civile, grupi kishte kapacitetin për të rritur dhe përpunuar për shitje më shumë se 50,000 bimë marijuanë në vit.

Ata e shisnin drogën në disa provinca spanjolle, Belgjikë dhe Gjermani. Në një nga plantacionet, në Jaen, mund të shkohej vetëm me anë të varkës. Grupi kishte krijuar një sistem të ujitjes me pika për të siguruar prodhim maksimal.

Për të ujitur bimët, ata ndryshuan grykat , duke ndërtuar vende për të hequr ujin e depozituar dhe për ta çuar atë në fushat e kanabisit me zorrë, pompa uji dhe motorë të groposur nën tokë.

Mësohet se shqiptarët kishin funksion vendimmarrës për grupin kriminal, pasi ata merrnin vendimet dhe shpërndanin drogën.

Në kuadër të operacionit të quajtur “Albacos” policia sekuestroi 20,000 bimë marihuanë, 150,000 gram boçe kanabisi të paketuara me vakum gati për eksport.

U çmontuan 12 plantacione “të brendshme” dhe “të jashtme”, 7 automjete, 1 varkë me motor jashtë, 1 armë e shkurtër e qitjes, dokumente të shumtë në procesin e analizës kriminale.

Një mori makinerish për kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e marijuanës me vlerë mbi 300,000 euro.

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid

Nations League, Franca humbet Mbappe

11/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al