Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit K. K., 24 vjeç dhe Z. H., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin ata udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi D. A., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.









