Është gjetur 35-vjeçarja që ishte zhdukur disa ditë më parë në Hania të Kretës. Mediat grekë bëjnë me dije se Esmeralda Shira është gjetur shëndoshë e mirë. Ajo ishte zhdukur më datë 16. Mësohet se ajo u gjet në zonën e Çanisë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa po punohet për rrethanat dhe arsyet që shqiptarja u zhduk.