• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sherri në Sarandë/ Rrahu me grushta partneren sepse i hoqi shishen e rakisë, lituanezi arratiset nga Shqipëria

26/12/2021
Shfrytëzonin fëmijët e tyre për të lypur në Sarandë, ndalohen dy gratë nga Gjirokastra

Një tjetër shtetas i huaj është shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Pas suedezit Sebastian Lichota Buinski, për të cilin rëndon masa “Arrest ne burg” në mungesë prej shtatorit, Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi edhe për 51-vjecarin lituanez, Nikoljas Kuznecovs. Me vendim të gjyqtarit Fatmir Ndreu, më 25 nëntor, të zbardhur këto ditë, u vendos masa e sigurisë “Arrest ne burg” dhe gjithashtu kalimi në favor të shtetit të garancisë 3000 euro që lituanezi kishte vendosur, kur në 17 shtator u la i lire nga gjykata me kete garanci pas akuzes per “dhune ne familje”. Shkak per ndryshimin e mases se sigurise ndaj tij eshte bere fakti qe, sipas sistemit TIMS, më datë 21.09.2021 ora 22.49, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan Kukës është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Për të kaluar pushimet verore të vitit 2021, shtetasja gjermane Helena Barleben dhe shtetasi lituanez, të datëlindjeve respektivisht 30.07.1973 dhe 27.02.1970, të cilët janë në një lidhje intime dhe bashkëjetojnë me njëri – tjetrin, kanë përzgjedhur territorin e Republikës së Shqipërisë, përzgjedhur fshatin Ksamil, Njësia Administrative Ksamil, Bashkia e Sarandës. Pushimet e tyre këta shtetas i kalojnë duke u akomoduar në një mjet transporti të llojit “rulotë”, të cilin e kanë sjellë me vete, duke e tërhequr me anë të një automjeti. Më datë 14.09.2021, rreth orëve të drekës, midis bashkëjetuesve ka lindur një debat, gjatë zhvillimit të të cilit, shtetasja gjermane H. Barleben ka derdhur shishen me raki që shtetasi lituanez po konsumonte në ato çaste. Kjo e ka ndezur edhe më shumë debatin midis tyre. Në këto rrethana, debati ka degjeneruar në akte dhune që shtetasi lituanez ka ushtruar ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases gjermane Helena Barleben, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj kjo e fundit thekson “bashkëjetuesi im nga ky veprim u inatos dhe filloi të më godiste, me pëllëmba dhe me grushte në fytyrë dhe në kokë.

Në vijim, shtetasi lituanez është larguar nga vendi ku kishin parkuar “rulotin” e tyre, duke u rikthyer rreth orës 20.00. Por, në rikthim, gjendja psikologjike e shtetasit lituanez ka qenë e rënduar, rrethanë kjo që ka ndikuar në “rindezjen” e konfliktit midis bashkëjetuesve, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetasja gjermane H. Barleben thekson “bashkëjetuesi … u kthye në darkë rreth orës 20:00, kur erdhi bashkëjetuesi im ishte në gjendje më të keqe psiqike dhe aty përsëri kemi filluar sherrin me njëri tjetrin … sherri vazhdonte me fjalë duke u sharë dhe ofenduar”.

I shqetësuar për atë ç’ka po dëgjonte, një nga punonjësit e kampingut në të cilin gjendej edhe “ruloti” i bashkëjetuesve, ka vënë në dijeni Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë, ku punonjës të policisë kanë mbërritur në vend duke shuar kështu edhe konfliktimin e mëtejshëm të bashkëjetuesve, të cilët janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, ku shtetasja gjermane Helena Barleben është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal”.

Related Posts

Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit
Lajme

Tërmet 4.7 ballë në Napoli, më i forti i 40 viteve të fundit

01/08/2026
Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri
Kryesore

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

01/08/2026
Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!
Kryesore

Kryebashkiaku socialist i Divjakës: Shkrirja e bashkisë na ra si bombë. Ndihem i tradhtuar!

01/08/2026
Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë
Blog

Reforma pa vizion nuk sjell zhvillim, por harresë

31/07/2026
Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive
Kryesore

Valë protestash kundër ndarjes së re territoriale, PS kërkon shkrirjen e 15 bashkive

31/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

01/08/2026
5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

5 vendet sekrete që qeveritë (dhe shkencëtarët) ia kanë ndaluar publikut

01/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al