Një tragjedi ka ndodhur në Kretë të Greqisë në ditën e Krishtlindjes. Një çift i moshuar është gjetur i vdekur brenda banesës së tyre. Sipas mediave i moshuari 95-vjeçar dhe e shoqja 92-vjeçare janë konstatuar pajetë pasditen e sotme. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i vdekjes të jetë bërë tymi i shkaktuar nga mangalli që përdornin për ngrohje në banesë. Tashmë autoritetet kanë nisur hetimet për përcaktuar shkakun e plotë të kësaj ngjarje.