Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur zona e ‘Kripës’. Një person dyshohet se ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Aksidentet në vend nuk munguan as në këtë ditë feste Krishtlindje. Më herët u aksidentua një kalimtar në Elbasan i cili ndodhet në spital.