Policia greke ka arrestuar një të ri shqiptar, që akuzohet për posedim dhe trafikim droge. Për të njëjtën çështje kërkohen dhe dy bashkatdhetarë të tjerë të tij.
Policia thotë se 20 vjeçari u arrestua pasi më parë u verifikua aktiviteti kriminal i tij dhe i dy të tjerëve, që konsistonte në trafikimin e drogës në gjithë Athinën.
Gjatë kontrollit të ushtruar në dy banesa që ishin vënë në shenjestër të autoriteteve u gjetën dhe u sekuestruan 8.1 kg kanabis, një sasi e vogël kokaine, tre peshore precizioni elektronike, tre celularë dhe një shumë parash prej vetëm 80 euro.










