Sikundër e do tradita, Viti i Ri 2022 është pritur në Gjirokastër me fishekzjarre. Për disa minuta qielli i qytetit është ndricuar duke dhuruar një spektakël në mesnatë. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar pamjet e këtij momenti teksa uron: “Ardhtë i mbarë 2022. Për shumë vjet gëzuar nga Gjirokastra”.