• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bejko: Nëse Basha nuk merr rezultat të mirë në zgjedhjet lokale, hajde bëhemi të gjithë dhe ai të largohet. Berisha ishte burrë shteti deri në vitin 2013

04/01/2022
Bejko: Nëse Basha nuk merr rezultat të mirë në zgjedhjet lokale, hajde bëhemi të gjithë dhe ai të largohet. Berisha ishte burrë shteti deri në vitin 2013

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, deklaroi në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv se Sali Berisha ishte një burrë shteti deri në vitin 2013 por qasja e mëvonshme është e gjitha për interesa personale. Ndër të tjera Bejko theksoi se shumica e anëtarësisë mbështet Lulzim Bashën.

“Detyra e burrave të shtetit është të kapërcejnë mbi vetëveten dhe primare të jenë interesat e përgjithsme dhe interest personale të zerohen. Ne kemi të kundërtën, interesat personale prevalojnë mbi ato të demorkatëve dhe shqiptarëve.”-tha Bejko.

Bejko deklaroi se kthimi i kujtesës së demokratëve që mbështesin ish-kryeministrin Berisha se kryedemokrati Lulzim Basha duhet të largohet pas humbjes në 4 palë zgjedhjeve, nuk është gjë tjetër veçse pjesë e skenarit të Berishës për të rimarrë Partinë Demokratike. Ai theksoi se Berisha është mjeshtër për të instrumentalizuar boshin e demokratëve pas humbjes më 25 prill.

“Demokratët kanë vuajtur për 8 vite, protesta, çadra, bojkote, përplasje me policinë, gaz lotsjellës, nga gazi i rëndë. Militantët kanë qenë të përjashtuar nga shoqëria, mezi presin pushtetin. Disa për poste.”-theksoi Bejko.

Ndër të tjera Bejko tha se Berisha e do PD-në për t’i treguar SHBA-së se nuk e nxjerrin dot nga loja pas shpalljes ‘non grata’. Sakaq, ai u shpreh se gjen fakte plot për politikanë të korruptuar në Shqipëri por drejtësia është në gjumë.

“Argumentat e SHBA për shpalljen non grata, nuk janë pak. Për neve ngelen të pavërtetuara. Drejtësia shqiptare është në gjumë. Grupi parlamentar i PD është në shumicë me Bashën, edhe në Këshillin Kombëtar.”-u shpreh Bejko.

Bejko është i mendimit se trupa e afërt e Bashës që disa prej tyre sot i kanë dalë kundër, janë të vendosur nga Berisha për të kontrolluar kreun e PD.

“Basha është në legjitimitetin e tij, sapo e mori mandatin. I votuar nga këta që i ka sot kundër tij. Trupa e tij e afërt ka kaluar te Berisha, do të thotë se Berisha i ka vënë aty për të kontrolluar Bashën.”-tha Bejko.

Ai tha se kur të hapet gara për kryetar partie, le të kandidojë Berisha por shtoi se demokratët mund të zgjedhin errësirën, duke ju referuar ish-kryeministrit i cili është shpallur non grata nga SHBA.

“Nëse demokratët duan një person të shpallur non grata, le ta zgjedhin. Nëse ata e duan errësirën.”-tha Bejko.

Roland Bejko theksoi se aktualisht nuk jemi në kushtet për të zgjedhur një kryetar të ri në Partinë Demokratike.

“Nëse Basha nuk merr rezultat të mirë në zgjedhjet lokale, hajde bëhemi të gjithë dhe ai të largohet. Por pse të largohet se përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar. “-tha Bejko.

Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë.

Nga ana tjetër, Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin, kanë nisur edhe një betejë ligjore, e cila në fund do të përcaktojë se kush do ta kontrollojë selinë e PD./ Report Tv

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E dashuruar marrëzisht: Dua Lipa rrëfen lidhjen me Callum Turner

Callum Turner vendos kufij në aktrim: Puthjet e mia janë vetëm për Dua Lipën

17/12/2025
Këngëtarja e njohur shqiptare humb nënën, i jep lamtumirën prekëse

Këngëtarja e njohur shqiptare humb nënën, i jep lamtumirën prekëse

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al