Rrugëtimi i Ilir Metës drejt Presidencës, fill pas betimit në Kuvend, nis me një gjest që paralajmëron marrëdhënien e tij të re me kryeministrin Edi Rama.
Siç shihet nga pamjet, Meta largohet nga Kuvendi pa i dhënë dorën Edi Ramës, por duke e injoruar totalisht, ndonëse u zgjodh President me votat e socialistëve.
Meta ndoshta nuk ia fal dot Ramës marrëveshjen e beftë me Lulzim Bashën, para zgjedhjeve të 25 qershorit, marrëveshje që defaktorizoi LSI-në dhe e nxorri atë në opozitë pas 8 vitesh qeverisje.
Megjithatë, Meta është kujdesur të ketë një shtrëngim duarsh me ish-kryeministrin Sali Berisha, me të cilin qeverisi për 4 vjet.
/LAPSI.AL/









