• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

109 vjet Policia e Shtetit, Çuçi: Keni krijuar standard të lartë autonomie dhe profesionalizmi. E dëshmuat edhe në menaxhimin e ngjarjes së fundit, që ishte një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar

13/01/2022
109 vjet Policia e Shtetit, Çuçi: Keni krijuar standard të lartë autonomie dhe profesionalizmi. E dëshmuat edhe në menaxhimin e ngjarjes së fundit, që ishte një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar

Në 109 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se tashmë policia e ka krijuar një standard të lartë profesionalizmi dhe autonomie. Ai solli në vëmendje menaxhimin me sukses të protestës së fundit në Tiranë.

“Dëshmi e qartë e kësaj është dhe menaxhimi i ngjarjes se fundit ku policia tregoi me profesionalizem të lartë, pjekuri dhe maturi për t’u admiruar. Një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar, absurde për nga arsyeja, primitive për nga mënyra dhe brutale për nga realizimi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar, ku mbaronte e drejta për të ushtruar lirisht aktivitetin politik, dhe detyrimin për të parandaluar e shmangur çdo pasojë kriminale kundër personave apo pronës. Dhe me krenari e them që policia tregoi dhe dëshmoi që ka një nivel të lartë profesionalizmi. Përgëzime!”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

Më poshtë fjala e plotë e tij e mbajtur në ceremoninë e organizuar për 109 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit.

Sot, jemi këtu, për të nderuar këtë ditë të shënuar për vendin dhe çdo qytetar të tij, ditën e krijimit të njërit prej institucioneve kyçe të çdo shoqërie, atë të Policisë së Shtetit.

Historia e gjatë 109 vjeçare e Policisë së Shtetit, e cila lidhet me vetë ekzistencën mbi 1 shekullore të shtetit tonë, është një histori e pasur me sfida, vështirësi, dhimbje por dhe me suksese, rezultate dhe fitore të jashtëzakonshme.

Çdo moment historik ka sfidat por dhe mundësitë e tij për shoqërinë, të cilat thuajse automatikisht pasqyrohen edhe tek trupa e Policisë së Shtetit.

Sot, vendi ynë, ashtu si çdo vend tjetër është në përballje të vazhdueshme me situatën e një pandemie globale, situatë me të cilën sigurisht, po përballet edhe Policia e Shtetit e cila ka qenë një nga aktorët në vijën e parë të kësaj beteje dhe që ka paguar me çmimin e shtrenjtë të humbjes së plot 33 jetëve të radhëve të saj pikërisht për shkak të këtij armiku të padukshëm.

Përvjetori i sotshëm është dhe një nderim për çdo punonjës policie që përmbushjen e kësaj detyre e ka paguar me jetë. Përulem me respekt dhe mirënjohje ndaj sakrificës së 225 yjeve, 225 dëshmorëve të atdheut, që dhanë jetën në krye të detyrës, në shërbim të kombit. Nuk mund të mos rikujtoj as dhimbjen e familjarëve të tyre të cilët gjej rastin t’i sigurojë edhe një herë se nuk do të jenë kurrë vetëm.

Dhe këtë gjë ne e kemi garantuar tashmë me ligjin që kemi miratuar vetëm para dy muajsh në Kuvendin e Shqipërisë për Fëmijët në Përkujdesje të Republikës.

Policia e Shtetit të nderuar pjesëmarrës tashmë ka dëshmuar se zotëron kapacitet të plotë profesional për t’u përballur me sfidat më madhore të skenarëve kompleks të kriminalitetit, dhe padyshim për t’u përballuar çdo ditë me sfidat e vogla dhe të mëdha të ruajtjes së rendit dhe garantimit të sigurisë të komuniteteve tona.

Policia e Shtetit ka nevojë dhe gjithmonë e më tepër ka tashmë autonomi në kryerjen e detyrave të saj, ashtu siç garantohet qartazi në ligjin e posaçëm për Policinë e Shtetit.

E pra, tashmë policia e ka krijuar këtë standard të lartë profesionalizmi dhe autonomie. Dëshmi e qartë e kësaj është dhe menaxhimi i ngjarjes se fundit ku policia tregoi me profesionalizem të lartë, pjekuri dhe maturi për t’u admiruar. Një situatë e pangjashme në botën e qytetëruar, absurde për nga arsyeja, primitive për nga mënyra dhe brutale për nga realizimi. Një situatë ku ishte e vështirë të ndaje kufirin se ku mbaronte e drejta për të protestuar, ku mbaronte e drejta për të ushtruar lirisht aktivitetin politik, dhe detyrimin për të parandaluar e shmangur çdo pasojë kriminale kundër personave apo pronës. Dhe me krenari e them që policia tregoi dhe dëshmoi që ka një nivel të lartë profesionalizmi. Përgëzime!

Vizioni ynë qeverisës për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, shërbimi cilësor ndaj qytetarit, mbrojtja dhe kontrolli i territorit dhe lufta ndaj çdo forme të krimit, do të ishte i pamundur pa përkushtimin dhe profesionalizimin me të cilin ju i shërbeni çdo ditë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët çdo ditë e më shumë kanë krijuar besim dhe bashkëpunojnë në mënyrë më proaktive me Policinë e Shtetit për ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të gjithsecilit.

Është fakt se organet policore në nivel global, përballen me sfida dinamike dhe të ndryshueshme, të cilat lidhen ngushtë me zhvillimet teknologjike dhe faktorë të tjerë politikë dhe ekonomikë, që përshkojnë shoqëritë moderne.

Sfidat ndaj Policisë së Shtetit shtohen çdo ditë e më shumë, mjafton të përmendim luftën ndaj krimeve kibernetike, përballjen me flukse migratore të mundshme apo luftën kundër krimeve mjedisore.

Për këtë qëllim, programet që kemi adaptuar, disa nga reformat që kemi ndërmarrë dhe risitë teknologjike, që kemi implementuar gjatë viteve të fundit, në thelb kanë synuar dhe synojnë pikërisht përgjigjen ndaj sfidave bashkëkohore, gjithmonë në funksion të modernizimit të shërbimit ndaj qytetarit.

Ndërkohë, me buxhetin e miratuar për këtë vit në parlament, Ministrisë së Brendshme, (dhe ka qenë buxheti më i lartë që është miratuar ndonjëherë), ne kemi parashikuar investime në teknologji e pajisje moderne për Policinë e Shtetit, më shumë se çdo herë tjetër. Kështu këtë vit kemi 5-fishuar investimet në teknologji dhe kemi rritur ndjeshëm fondet për trajtimin financiar për ata punonjës që detyra i çon të punojnë larg familjeve të tyre dhe fondet për ngritje profesionale të trupës policore.

Të nderuar pjesëmarrës,

Policia nuk është gjë tjetër, veçse një copëz e Shqipërisë, është një pjesë e historisë së saj, mban në gjirin e saj gra dhe burra, vajza dhe djem të përkushtuar, kurajozë dhe besnikë të vokacionit të tyre ndaj aktit të çmuar të shërbimit ndaj qytetarit.

Jeni ju – punonjësit e policisë – dëgjuesit e zërit të njerëzve, të komuniteteve, në territore, që me vokacionin tuaj për t’i shërbyer shoqërisë përbëni dhe shtyllën e themelit të ministrisë që kam nderin të drejtoj.

Falë jush, falë çdo punonjësi policie, të çdo grade, niveli dhe fushe shërbimi, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit shqiptar nuk është lëkundur asnjëherë në përmbushjen e misionit të saj të rëndësishëm dhe në respektimin e parimeve të larta mbi të cilën ushtron detyrën e saj madhore.

Falënderime të përzemërta dhe mirënjohje për çdo punonjës policie anembanë Shqipërisë.  Gëzuar ditëlindjen!

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tension në “BBVK”! Labi pi nga shishja e mbushur me detergjent nga Alba!

Tension në “BBVK”! Labi pi nga shishja e mbushur me detergjent nga Alba!

26/12/2025
Ylli i ‘Big Brother’ ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare

Ylli i ‘Big Brother’ ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al