• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nga Shkodra në Sarandë, kontrolle të shumta policore, 112 të shoqëruar, 3 të arrestuar (VIDEO)

14/01/2022
Nga Shkodra në Sarandë, kontrolle të shumta policore, 112 të shoqëruar, 3 të arrestuar (VIDEO)

3 persona janë arrestuar kurse 112 të tjerë janë shoqëruar në komisariat gjatë aksionit të policisë në të gjithë vendin. Policia bën me dije se 32 prej të shoqëruarve janë me precedent penal/kriminal. Gjatë aksionit blic u kontrolluan 1872 makina dhe 134 ambiente të ndryshme, pasi Policia dispononte informacione operative me risk. Gjatë kontrolleve në Fier, u arrestua një 28 vjeçar, banues në Tiranë, pasi në çantën e tij të krahut, policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Në Shkodër, gjatë kontrollit të makinës që drejtohej nga një 22 vjeç, policia gjeti dhe sekuestroi shumën 31200 euro. Këtë shumë eurosh, drejtuesi i mjetit deklaroi se e kishte sjellë nga Tirana, për llogari të një shtetasi në Shkodër. Vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e tij. Në Vlorë, u kap një i shpallur në kërkim pasi është dënuar me masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë

Janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 112 shtetas, ndër ta 32 persona me precedent penal/kriminal. Policia e Shtetit/Kontrolle blic në të gjithë vendin, për kapjen e personave të kërkuar, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo me lëndë narkotike.

Kontrollet nga shërbime operacionale civile dhe me uniformë. Gjatë kontrolleve u kapën dhe arrestuan 3 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale.U kap 1 shtetas që qarkullonte me armë zjarri pistoletë, si dhe u vunë në pranga 2 shtetas që posedonin kokainë dhe kanabis. Gjithashtu u sekuestruan një shumë e madhe në euro që një shtetas i transportonte nga Tirana për në Shkodër. U kontrolluan 1872 automjete dhe 134 ambiente të ndryshme, pasi Policia dispononte informacione operative me risk. Janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 112 shtetas, ndër ta 32 persona me precedent penal/kriminal.

Gjatë kontrolleve në Fier, nga shërbimet e DVP Fier, në bashkëpunim me FNSH Fier, u kap dhe u arrestua shtetasi E. H., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, në çantën e tij të krahut, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak.

Në Shkodër, gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin B. S., 22 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi shumën 31200 euro. Këtë shumë eurosh, drejtuesi i mjetit deklaroi se e kishte sjellë nga Tirana, për llogari të një shtetasi në Shkodër. Vijon puna për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Në Vlorë, nga shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me FNSH u kontrolluan banesa të personave në kërkim, njëri nga të cilët u kap në Vlorë, konkretisht shtetasi P. N., me masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga Policia Kufitare në Qafë Botë, Sarandë, u kap shtetasi në kërkim M. S., banues në Dhërmi, Himarë, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave dhe stampave” kryer në bashkëpunim më shumë se një herë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Himara”, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, vulave, stampave e formularëve, ka tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e ka kaluar në pronësi të tij ose e ka shitur tek persona të tjerë.

Në Kukës u kap shtetasi A. D., 35 vjeç, banues në Shtiqen, i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”. Në Tiranë u kapën dhe u shoqëruan për veprime të mëtejshme, shtetasit D. S. dhe Sh. H., pasi u konstatuan me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa të ndarë në doza. Njëkohësisht, në të gjithë vendin u bllokuan edhe 33 automjete pa dokumentacion dhe disa të shpallura alert. Kontrollet e befasishme me intervale të shkurtra kohore dhe në lëvizje do vijojnë në të gjithë vendin, edhe në ditët në vijim.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025
Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë
Kryesore

Kapet mbi 200 kg kanabis në Janinë, gruaja shqiptare përplaset me policinë

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

17/12/2025
“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s

“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al