Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban në policinë e Gjirokastrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar. Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.









