Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Durrës. Shpërthim me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF, Armand Duka në Durrës. Siç duket në pamje që sjell Argjirolajm.net në vendin e ngjarjes duken forca të shumta policore. Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e shtëpisë së Dukës, pranë qendrës së qytetit të Durrësit.









