• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Presioni për zgjedhjet në Gjirokastër, Duka dërgon të besuarin e tij nga FSHF-ja dhe ish-kryetarin e PD-së

29/01/2022
Presioni për zgjedhjet në Gjirokastër, Duka dërgon të besuarin e tij nga FSHF-ja dhe ish-kryetarin e PD-së

Ashtu sikurse në Durrës, Elbasan dhe në Korçë, Armand Duka dhe drejtuesit e tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit vijojnë presionet dhe manipulimet ndaj delegatëve për zgjedhjet që do të zhvillohen sot në Gjirokastër.

Që në orët e para të mëngjesit, anëtari I Komitetit Ekzekutiv të FSHF, Arben Dervishi, ka nisur takimet dhe presionet ndaj njerëzve të sportit në Gjirokastër për të trukuar rezultatin e zgjedhjeve për delegatët. Dervishi që është dhe biznesmen, njihet si një nga njerëzit e besuar të Armando Dukës.

Siç mund të shihni edhe nga fotot, në aksion është hedhur nga Tirana edhe Altin Çomo, që ka qenë më parë dhe Kryetar I Bashkisë Libohovë dhe kryetar i PD Gjirokastër. Ndërkohë Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër ka bërë një deklaratë publike ku denoncon FSHF-në për manipulim të firmave.

Kërkesa e Shoqatës Rajonale është firmos nga tetë klube futbolli.

“Deklarojmë: Vendimmarrjen tonë respektive, për revokimin e menjëhershëm të çdo akti të nënshkruar deri më sot nga ana jonë si përfaqësues ligjor të subjekteve anëtare të Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër, për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të SHRFGJ; duke konsideruar çdo vendim apo veprim të mëtejshëm procedurial të marrë nga këta delegatë, si një vendim apo veprim absolutisht i pavlefshëm, në mungesë të tagrave përkatëse përfaqësuese dhe të dënueshëm penalisht.

Ne përfaqësuesit ligjor të subjekteve anëtare të Shoqatës Rajonale Gjirokastër jemi të vetmit përfaqësues ligjor me tagra të plota përfaqësimi në mbledhjet që do të zhvillohen në Asamblenë e Përgjithshme të SHFRGJ dhe në mbledhjet që do të zhvillohen nga Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së”, thuhet në një pjesë të deklaratës noteriale të firmosur nga të gjithë përfaqësuesit e klubeve anëtarë.

Në këtë mënyrë manipulimet që po kryen FSHF-ja me zgjedhjet Rajonale në Gjirokastrës si dhe në Shoqatat e tjera janë dërguar të gjithë në Gjykatë ku janë paraqitur prova se si njerëzit e Dukës kanë falsifikuar firmat dhe shtuar në mënyrë anti-ligjore shtimin e votuesve”, thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Gjirokastër nuk e kanë lënë me kaq, Ata kanë depozituar gjithë letrat në Gjykatë duke renditur provat dhe faktet se si Armand Duka po tenton me çdo kusht të fitojë mandatin e gjashtë në krye të FSHF duke manipuluar dhe blerë delegatët e Asamblesë.

 

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

“Synimi 3 pikët, besoj te ekipi”, Maran në konferencë: Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg

11/11/2026
Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al