• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Aksidenti tragjik, ndërron jetë aktori shqiptar në Greqi

30/01/2022
Aksidenti tragjik, ndërron jetë aktori shqiptar në Greqi

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën aktorit shqiptar Panajot Naçi në moshën 31-vjeçare, në Greqi. Lajmi i keq është bërë publik nga muzikanti Gazment Mullahi, i cili është daja i të ndjerit. Aksidenti fatal i ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ka zënë lajmet kryesore në mediat e Athinës.

I riu ka qenë duke lëvizur me një motor kur është përplasur me një makinë të grumbullimit të mbetjeve, në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou.

Përplasja ka qenë fatale dhe mësohet se Naçi ka ndërruar jetë në vend. Panajot Naçi ishte ndër aktorët më të njohur në shumë seriale televizive dhe rolesh në teatër, nga më të suksesshmit në Greqi. Jo vetëm për familjarët e rrethin shoqëror e miqësor, por humbje e madhe është edhe për artin shqiptar. Panajot Naçi asnjëherë nuk e mohoi origjinën e tij, vendit ku u lind dhe u rrit.

Ai rridhte nga një familje me tradita nga Himara, bir i një të dënuari politik në burgjet e diktaturës gjatë regjimit komunist. Panajot Naçi lindi në Tiranë në prag të agut të demokracisë. Familja më pas u zhvendos në Greqi ku ai ndërtoi një karrierë të shkëlqyer duke arritur në qarqet më të larta artistike të Athinës dhe e konsideronte veten “Himarioti-shqiptar prej brezash”.

“Lamtumire Panajot i dashur, nipi im i rralle artist, djali i vetem i motres time te vetme, Zana. “Peu keputet aty ku eshte me i holli” mbetet thenia qe te therr keqas. Dhembje do te kemi ne shpirt per ty sa jeta. U prehsh ne paqe!”, shkruan daja i tij, muzikanti Gazment Mullahi.

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

“Synimi 3 pikët, besoj te ekipi”, Maran në konferencë: Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg

11/11/2026
Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

Ndaj Finlandës me idetë e qarta, mund të shkojmë larg – Balkanweb.com – News24

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al