• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përplasja dajë e nip te Ylli Rakipi, sherri mes Roland Bejkos dhe Dasho Alikos: Ai ka kohë që nuk e njeh turpin

31/01/2022
Përplasja dajë e nip te Ylli Rakipi, sherri mes Roland Bejkos dhe Dasho Alikos: Ai ka kohë që nuk e njeh turpin

Dasho Aliko ka folur mbrëmjen e sotme te emisioni i Ylli Rakipit për atë që ai e quan sulm i Roland Bejkos dhe mbështetësve të Lulzim Bashës ndaj selisë së PD-së. Aliko thotë se lajmin e mori vesh teksa ishte rrugës për Lunxhëri.

“Ishim rrugës për Lunxhëri, por na lajmëroi njeri që kanë sulmuar selinë e PD-së. Ne u kthyem, ata e morën vesh që ne po vinim dhe ata lanë mbledhjen në mes dhe u larguan. Ndihem i keqardhur që ky veprim është bërë nga ish-kryetari i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko. Nuk erdhi askush nga policia, morëm 129 i njoftuam. As sot s’na ka marrë njeri të interesohet”, tha Aliko.

I pyetur nga Ylli Rakipi për lidhjen që ka me Roland Bejkon, Dasho Aliko u shpreh.

“Po, Roland Bejkon e kam nip. E kam rritur unë dhe byrazeri im se nëna e tij ka vdekur shpejt dhe ai ngeli jetim. Zotin Bejko e kam rritur unë me byrazerin tim. Ndihem i keqardhur që ai nuk vjen dot në Lazarat, që nuk vjen dot në Gjirokastër të pijë kafe”, tha Aliko.

Në vijim të deklaratës së tij, Aliko ka thënë me ironi se sonte Bejko është në një studio tjetër televizive.

“Varet ku e ka porositur Lulzim Basha të jetë i pranishëm”.

Më tej ai e cilësoi Bejkon edhe si provokator, duke iu referuar incidentit me të në protestën e 8 janarit. Sipas Alikos, Bejko e ka provokuar vetë atë skenë. E po kështu sipas tij edhe shkrimin e botuar një ditë më parë nga “Jeta osh qef” për akuzat me një tender të Postës Shqiptare, Aliko tha Roland Bejko mund të ketë sajuar vetë.

Por Roland Bejko teksa ishte në emisionin “Open” i ka nisur një sms Ylli Rakipit ndërkohë që në linjë ishte ende Dasho Aliko.

“Po më thonë që ish-kryetari i PD Gjirokastër me analfabetizmin e tij po më akuzon për shqyerjen forcërisht të derës së PD, etj.  Ai turpin nuk e njeh, ka kohë. Së pari, ai tipi është shkarkuar dhe nuk ka të drejtë legale mbi administrimin e asaj selie. Së dyti, nëse unë kam bërë një veprim të tillë, i ftoj të më denoncojnë në organet e drejtësisë. Ndryshe do t’i padis unë për shpifje”, ka qenë mesazhi i Roland Bejkos si replikë ndaj dajës së vet, i pozicionuar në kampin e “Foltores” me Sali Berishën.

Related Posts

Ministri i Brendshëm: 156 të lënduar nga protestat në 4 ditë, mos lejoni fëmijët të përdoren në akte dhune
Kryesore

BE dënon dhunën në protestë: Nuk ka vend në demokraci, dhunuesit të dalin para ligjit! Qeveria të garantojë të drejtën e tubimit

18/10/2026
28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital
Kryesore

28 të lënduar nga protesta në Tiranë, 14 persona ende në spital

18/10/2026
Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë
Kryesore

Policia e Shtetit: Protestuesit e maskuar u strehuan në selinë e PD pasi sulmuan efektivët me molotovë

18/10/2026
Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllait dhe nënës time ia kanë refuzuar vizën
Kryesore

Lea Ypi: Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë

18/10/2026
Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij
Kryesore

Kremlini me deklaratë kundër Edi Ramës: Në Shqipëri po protestojnë qytetarët kundër tij

18/10/2026
“Karma is a bitch!” – Baton Haxhiu paralajmëron ligjin e ri të PS: S’ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë
Blog

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

18/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Abissnet Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 7-të, Arjan Bellai shpallet trajneri më i mirë – Balkanweb.com – News24

Abissnet Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 7-të, Arjan Bellai shpallet trajneri më i mirë

19/10/2026
Abissnet Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 7-të, Arjan Bellai shpallet trajneri më i mirë – Balkanweb.com – News24

Abissnet Superiore/ Formacioni më i mirë i javës së 7-të, Arjan Bellai shpallet trajneri më i mirë – Balkanweb.com – News24

19/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al