• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Futej si klient në dyqan dhe vidhte laptopët më të shtrenjtë “Apple”, pranga 39-vjeçarit

02/02/2022

Një 39-vjeçar i identifikuar si Alban Hajdini është arrestuar nga policia pasi akuzohet për 5 vjedhje të ndodhura në Tiranë brenda një jave. Ai futej si klient në dyqan me kapuç në kokë dhe maskë anti-covid për të mos rënë në sy dhe pasi i vinte syrin laptopëve “Apple” dilte pa u shqetësuar. Veprimet e tij janë pikasur nga kamerat e sigurisë në bizneset ku janë kryer vjedhjet. Gjatë operacionit janë sekuestruar katër laptopë dhe veshje që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Sekuestrohen katër laptopë dhe veshje që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin “Elektroniks”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

– A. H., 39 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, dhe i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 3, po për këtë vepër penale.

Ky shtetas, në kohë dhe në vende të ndryshme, dyshohet ka kryer vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi A. H. është autor i 5 rasteve të vjedhjeve të laptopëve në biznese të ndryshme, konkretisht:

– Më datë 21.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;

– Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;

– Më datë 24.01.2022, në rrugën ”Xhanfize Keko”, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan;

– Më datë 26.01.2022, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër tregtare;

– Më datë 27.01.2022, në Rrugën e Durrësit, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një dyqan.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar katër laptopë dhe veshje që dyshohet se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Propozimi zyrtar i PS: Shkrihen 15 bashki, mes tyre Memaliaj, Libohovë dhe Këlcyrë

30/07/2026
Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta
Lajme

Del udhëzimi i ri, kufizohet muzika në lokale dhe bare, policia do të kryejë matje të shpeshta

29/07/2026
Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet
Lajme

Liqeni i Ohrit nën kërcënim, UNESCO i jep Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite për të zbatuar rekomandimet

29/07/2026
Amnistia në burgje, kategoritë që përfitojnë
Lajme

Ndërron jetë në burg 52-vjeçari, i dënuar për një vrasje të vitit 1997 (Emri)

29/07/2026
Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur
Lajme

Aksident i rëndë, përplasen 2 makina, 3 të plagosur

29/07/2026
Zjarr në një fermë blegtorale
Lajme

Zjarr në një fermë blegtorale

29/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

U rrëzua që në sekondat e para, trajneri i Xhoshuas: Gabimet ndaj Prengës nuk t’i fal “peshku i madh”

30/07/2026
Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

Zyrtare/ Chelsea prezanton blerjen e re, mbrojtësi francez Lacroix lojari më i ri i “bluve”

30/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al